Pas Emona Muçit, Gentiana Muçaj zgjidhet anëtarja e dytë e KLGJ-së
Gentiana Muçaj është zgjedhur anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ajo e ka fituar garën me 113 vota, kundrejt Alma Kodraliut, e cila mori në total 112 vota. Gentiana Muçaj kaloi procesin e Vetingut më 9 mars të këtij viti. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Roland Ilia, […] The post Pas Emona Muçit, Gentiana Muçaj zgjidhet anëtarja e dytë e KLGJ-së appeared first on Newsbomb Albania.

Gentiana Muçaj është zgjedhur anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ajo e ka fituar garën me 113 vota, kundrejt Alma Kodraliut, e cila mori në total 112 vota.
Gentiana Muçaj kaloi procesin e Vetingut më 9 mars të këtij viti. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare Pamela Qirkon.
Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit nuk evidentoi probleme lidhur me kriterin e pasurisë dhe pastërtisë së figurës.
Gentiana Muçaj i përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002 dhe punoi për më shumë se një dekadë në Gjykatën e Lezhës. Prej vitit 2013, Muçaj e ushtron funksionin në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.
Vendin vakant në Gjykatën e Apelit në KLGJ, e fitoi Emona Muçi, e cila kishte përballë në garë Irida Kacerjën.
Kujtojmë se në dhjetor të këtij viti u përfundon mandati 2 gjyqtarëve në Gjykatën e Shkallës së Parë, Marçela Shehut dhe Brikena Ukperajt, si gjyqtarit të Apelit, Dritan Hallunaj.
The post Pas Emona Muçit, Gentiana Muçaj zgjidhet anëtarja e dytë e KLGJ-së appeared first on Newsbomb Albania.