Ranë të gjitha ankesat për Çashkën – triumfoi demokracia dhe ligji! Ditmire Shehu avokate e votës shqiptare
Pesë ankesa janë bëra në KSHZ për procesin e votimit në Komunën e Çashkës. Prej tyre katër janë dorëzuar nga VMRO-DPMNE: dy në Jabollçishtë të Epërme dhe një në Jabollçishtë The post Ranë të gjitha ankesat për Çashkën – triumfoi demokracia dhe ligji! Ditmire Shehu avokate e votës shqiptare appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Pesë ankesa janë bëra në KSHZ për procesin e votimit në Komunën e Çashkës. Prej tyre katër janë dorëzuar nga VMRO-DPMNE: dy në Jabollçishtë të Epërme dhe një në Jabollçishtë të Poshtme; një ankesë në fshatin Mellnicë, ku për të njëjtën është ankuar edhe LSDM, shkruan Gazeta Flaka
Pas arsyetimeve të anëtarëve të KSHZ, Ditmire Shehu dhe Abdush Demiri, KSHZ vendosi që ankesat të mos miratohen, përshkak se nuk kishin bazë ligjore dhe ishin jashtë rregullave të Kodit Zgjedhor.
Anëtarja Dimitre Shehu ju drejtua banorëve të Çashkës dhe tha se në një shtet demokratik pushteti buron nga populli, qytetarët kanë të drejtë të zgjedhin kush do të jetë përfaqësuesi i tyre.
“Të tregojmë se KSZH me realizim të suksesshëm të zgjedhjeve i vendosim themelet e demokracisë dhe kontribuojmë në rritjen e besimit në institucionet”, ka deklaruar anëtarja Shehu. Ajo tha se votimi ka qenë në rregull në ditën e zgjedhjeve, ndërsa vota e lirë e qytetarëve do të përcaktoj se kush do të jetë përfaqësues i tyre, qoftë shqiptarë apo maqedonas.
Ankesat në procesion e votimit ishin për pajisjen biometrike, edhe pse secili votues ka qenë në listë e printuar të votimit. Gazeta Flaka
The post Ranë të gjitha ankesat për Çashkën – triumfoi demokracia dhe ligji! Ditmire Shehu avokate e votës shqiptare appeared first on Flaka, në çdo lajm... .