Ylli i Realit mbetet jashtë listës së lojtarëve për Champions League

Real Madridi ka publikuar listën prej 25 lojtarësh për fazën e ligës së Champions League 2026/27, ndërsa në të nuk është përfshirë mbrojtësi francez, Ferland Mendy.
Mendy aktualisht është jashtë fushave për shkak të një dëmtimi muskulor dhe në hierarkinë e Jose Mourinhos ka mbetur pas Marc Cucurellas dhe Alvaro Carrerasit.
Në listë është përfshirë edhe Sergio Martinez, 19-vjeçari i transferuar nga Racing Santander.
Martinez mund të debutojë me Real Madridin sonte në ndeshjen e La Ligës ndaj Real Betisit.
Ndërkohë, “Los Blancos” do ta nisin aventurën në Champions League javën e ardhshme, kur do të përballen me Interin.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



