Reperi Marin ndan reagimin prekës pas vdekjes së djalit të porsalindur

Reperi shqiptar Marin ka ndarë së fundmi me ndjekësit një postim prekës në Instagram Story, duke treguar se ende ndien dhimbjen për humbjen e djalit të tij të porsalindur. Në postim, ai ka ndarë disa fjalë të thella në anglisht me kuptim të fortë shpirtëror: “Allahu i sprovon ata që i do. Allahu dëshiron që […] The post Reperi Marin ndan reagimin prekës pas vdekjes së djalit të porsalindur appeared first on Sinjali.

Reperi Marin ndan reagimin prekës pas vdekjes së djalit të porsalindur

Reperi shqiptar Marin ka ndarë së fundmi me ndjekësit një postim prekës në Instagram Story, duke treguar se ende ndien dhimbjen për humbjen e djalit të tij të porsalindur.

Në postim, ai ka ndarë disa fjalë të thella në anglisht me kuptim të fortë shpirtëror: “Allahu i sprovon ata që i do. Allahu dëshiron që ti të kesh një vendbanim të përjetshëm mahnitës dhe të mrekullueshëm, ndaj përballoje këtë sprovë me durim dhe falënderim. Alhamdulilah për gjithçka që tashmë ke, dhe Alhamdulilah për të ardhmen e panjohur dhe mundësitë e saj të pafundme.

Abu Huraira transmeton: I Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: Nëse Allahu dëshiron të mirën për dikë, e sprovon atë me vështirësi.

I Dërguari i Allahut ka thënë gjithashtu: Kur fëmija i një shërbëtori vdes, Allahu i thotë engjëjve: “A ia morët jetën fëmijës së shërbëtorit Tim?” Ata thonë po. Allahu pyet: “A ia morët frutin e zemrës së tij?” Ata thonë po. Allahu pyet: “Çfarë ka thënë shërbëtori Im?” Ata thonë: “Ai të ka lavdëruar dhe ka thënë: Nga Allahu jemi dhe tek Ai kthehemi.” Allahu thotë: “Ndërtoni një shtëpi për shërbëtorin Tim në xhenet dhe quajeni Shtëpia e Lavdërimit.”.

Me këto fjalë të thella, Marin ka prekur zemrat e ndjekësve, duke ndarë dhimbjen që ende e shoqëron pas humbjes së djalit të tij.

Në fund të postimit, ai ka etiketuar bashkëshorten e tij, Albën, duke e përfshirë edhe atë në këtë kujtim plot ndjesi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Reperi Marin ndan reagimin prekës pas vdekjes së djalit të porsalindur appeared first on Sinjali.