Reshje shiu në të gjithë territorin e vendit, parashikimi i motit për ditën e sotme

Welcome to Kosova Today

Ditën e sotme vendi ynë do të mbizotërohet nga vranësira dhe shira ku herë pas here do të jenë në formë rrebeshi, kryesisht në veriperëndim të territorit. Parashikohet që vendi ynë do të ketë kushte të paqëndrueshmë atmosferike si rezultat i ndikimit të periferise së një qendre të ulëtpresioni me origjinë verilindore. Reshjet e shiu […]

Reshje shiu në të gjithë territorin e vendit, parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të mbizotërohet nga vranësira dhe shira ku herë pas here do të jenë në formë rrebeshi, kryesisht në veriperëndim të territorit.

Parashikohet që vendi ynë do të ketë kushte të paqëndrueshmë atmosferike si rezultat i ndikimit të periferise së një qendre të ulëtpresioni me origjinë verilindore. Reshjet e shiu fillimisht në orët e para të ditës priten me intensitet të ulët dhe gradualisht në mënyrë të herëpasherëshme deri mesatar.

Reshjet do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta afatshkurtra si dhe shtrëngata me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër, deri në orët e pasdites.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 2-10m/s, ndërsa hera-herës në orët e pasdites në bregdet do të shfaqet relativisht intesive me shpejtësi 11-17m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-4ballë.

Ndërkohë temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme gjatë mëngjesit duke bërë që temperaturat minimale të shënohen deri në 5°C në zonat malore, ndërsa temperaturat maksimale te shënojë vlerën 19°C në Jugperëndim të territorit.