Rezultatet: AKI përpara me 114.246 vota ndaj 91.242 të VLEN-it
Sipas të dhënave të para jozyrtare nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), partia në pushtet VMRO-DPMNE ka fituar numrin më të madh të këshilltarëve në zgjedhjet lokale të djeshme. Nga gjithsej The post Rezultatet: AKI përpara me 114.246 vota ndaj 91.242 të VLEN-it appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Sipas të dhënave të para jozyrtare nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), partia në pushtet VMRO-DPMNE ka fituar numrin më të madh të këshilltarëve në zgjedhjet lokale të djeshme. Nga gjithsej 3.474 vendvotime, janë përpunuar 3.471, që përfaqësojnë 99,91 për qind të rezultatit total.
VMRO-DPMNE ka marrë mbështetjen e 301.919 votuesve, ndërsa LSDM-ja opozitare 125.824 vota.
Në vendin e tretë renditet koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), i udhëhequr nga BDI, me 114.246 vota, ndërsa koalicioni VLEN ka marrë 91.242 vota.
Partia E Majta ka siguruar 57.063 vota, ndërsa ZNAM ka marrë 38.421 vota.
Koalicioni “Përvoja për sukses” (GROM, LDP, Integra, PCER) ka fituar rreth 13.000 vota.
Sipas KSHZ-së, në zgjedhje kanë votuar gjithsej 883.937 qytetarë, nga të cilët 833.984 fletëvotime janë të vlefshme, ndërsa 49.957 të pavlefshme. Pjesëmarrja në votime ishte 48,29 për qind.
The post Rezultatet: AKI përpara me 114.246 vota ndaj 91.242 të VLEN-it appeared first on Flaka, në çdo lajm... .