Të rinjtë në Lezhë në protestë, thirrje gjimnazistëve të bojkotojnë mësimin. Hedhin kasolla dhe ndezin zjarr (VIDEO)
Këtë të premte dhjetëra të rinjë dhe gjimnazistë janë mbledhur për të protestuar në qytetin e Lezhës. Teksa në kryeqytet regjistrohet dita e katërt e protestës së studentëve, në qytetin e Lezhës të rinjtë janë mbledhur për herë të parë.
Siç shihet edhe nga pamjet, të rinjtë kanë shkuar në oborret e disa gjimnazeve “Hydajet Lezha” dhe “Kolin Gjoka” duke bërë thirrje për bojkotimin e mësimit dhe që të bashkohen me ta në protestë. Ata kanë ndezur zjarr dhe po hedhin kapsolla në qendër të qytetit.
Në gadishmëri është edhe policia e cila ka dalë në terren dhe po monitoron situatën në rast përshkallëzimi siç ka ndodhur një ditë më parë në disa qytete të vendit.
The post Të rinjtë në Lezhë në protestë, thirrje gjimnazistëve të bojkotojnë mësimin. Hedhin kasolla dhe ndezin zjarr (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



