Rita Ora zbulon ditën e publikimit të këngës ‘All Natural’ në bashkëpunim me Yll Limanin

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka konfirmuar së fundmi bashkëpunimin me artistin kosovar Yll Limani, që do të publikohet këtë të premte. Kënga vjen si një ripërpunim i hitit të fundit të Ritas, “All Natural”, i cili ishte publikuar si solo në shtator. “All Natural. Rita Ora. Yll Limani. Publikohet këtë të premte”, […] The post Rita Ora zbulon ditën e publikimit të këngës ‘All Natural’ në bashkëpunim me Yll Limanin appeared first on Sinjali.

Rita Ora zbulon ditën e publikimit të këngës ‘All Natural’ në bashkëpunim me Yll Limanin

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka konfirmuar së fundmi bashkëpunimin me artistin kosovar Yll Limani, që do të publikohet këtë të premte.

Kënga vjen si një ripërpunim i hitit të fundit të Ritas, “All Natural”, i cili ishte publikuar si solo në shtator.

“All Natural. Rita Ora. Yll Limani. Publikohet këtë të premte”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e një fotografie në Instagram, ku shfaqet posteri i përbashkët i këngës me Yllin.

Sipas informacionit të publikuar, versioni i ri nuk pritet të ndryshojë shumë nga origjinali, por do të përfshijë edhe një pjesë të kënduar në shqip nga Ylli Limani, duke sjellë kështu një dimension të ri dhe të freskët në këngën tashmë të njohur.

Fansat e të dy artistëve presin me padurim publikimin e këngës, që premton të jetë një tjetër hit i përbashkët i muzikës shqiptare me shtrirje ndërkombëtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rita Ora zbulon ditën e publikimit të këngës ‘All Natural’ në bashkëpunim me Yll Limanin appeared first on Sinjali.