Rizvanolli paralajmëron se nesër do të rifillojë punën Blloku B2 i KEK-ut

Nesër në ora 08:00 të mëngjesit do të kthehet sërish në funksion Blloku B2 i termocentralit Kosova B, pasi është ndalur nga puna që nga orët e para të mëngjesit të sotëm. Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka theksuar se sot ka vizituar punimet qe janë duke u bërë aty, që sipas saj

Rizvanolli paralajmëron se nesër do të rifillojë punën Blloku B2 i KEK-ut

Nesër në ora 08:00 të mëngjesit do të kthehet sërish në funksion Blloku B2 i termocentralit Kosova B, pasi është ndalur nga puna që nga orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka theksuar se sot ka vizituar punimet qe janë duke u bërë aty, që sipas saj, është informuar se kishte një rrjedhje që ishte shkak që ky bllok të ndalet.

“Megjithatë, ekipet janë duke punuar me intensitet të lartë dhe blloku pritet të rikthehet në funksion deri nesër në orën 08:00 të mëngjesit”, ka thënë Rizvanolli.

Ajo ka shtuar se ka vizituar edhe punimet që janë duke u bërë për punimet e remontit të Bllokut B1 në TC Kosova B, i cili po zhvillohet sipas planit dhe i paraprin fillimit të modernizimit të turbinës në Bllokun B2, sipas Rizvanollit, do të fillojë në fund të prillit.

“Investimet e këtij viti do t’ia rrisin kapacitetin e kësaj njësie për rreth 15 MW, ndërsa me përfundimin e plotë të rehabilitimit, TC Kosova B do t’i rritet kapaciteti për 80 MW, prodhimi vjetor për 600 GWh, si dhe jetëgjatësia për 20 vite”, shtoi Rizvanolli.

Ministrja falënderoi punëtorët dhe menaxhmentin, për të cilët thotë me vetëmohim po punojnë paralelisht në remontin e Bllokut B1 dhe në sanimin e rrjedhjes në Bllokun B2.