RMV, deri të premten e hapur mundësia për aplikim në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit

Ministria për Kulturë dhe Turizëm në Maqedoninë e Veriut deri te premten do të pranojë aplikime në lidhje me financimin e projekteve nga fusha e kulturës, transmeton Portalb.mk. “Afati për dorëzimin e aplikimeve për Konkursin Vjetor për financimin e projekteve me interes nacional sipas fushave dhe aktiviteteve të kulturës për vitin 2026 përfundon të premten […]

RMV, deri të premten e hapur mundësia për aplikim në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit
Ministria e Kulturës, foto Faton Curri

Ministria për Kulturë dhe Turizëm në Maqedoninë e Veriut deri te premten do të pranojë aplikime në lidhje me financimin e projekteve nga fusha e kulturës, transmeton Portalb.mk.

“Afati për dorëzimin e aplikimeve për Konkursin Vjetor për financimin e projekteve me interes nacional sipas fushave dhe aktiviteteve të kulturës për vitin 2026 përfundon të premten (31.10.2025) në orën 15:30”, rikujtoi sot Ministria.

Të interesuarit duhet të aplikojnë në kohë në adresën elektronike uslugi.gov.mk.

Ministria për Kulturë dhe Turizëm në Maqedoninë e Veriut ka disa muaj që ka hapur mundësinë që qytetarët të dërgojnë propozime në programin vjetor për vitin 2026.