RMV, duhet të ndiheni mirë që të mund të merrni vaksinën kundër gripit sezonal

Për të marrë vaksinën kundër gripit sezonal, duhet të ndiheni mirë, domethënë të mos keni simptoma të ftohjes, virusit ose gripit, dhe nëse keni qenë të sëmurë ose keni pasur ftohje, duhet të prisni të paktën dy javë para se të merrni vaksinën, paralajmërojnë mjekët, raporton Meta, përcjell Portalb.mk. Vaksinimi kundër gripit sezonal është duke […]

RMV, duhet të ndiheni mirë që të mund të merrni vaksinën kundër gripit sezonal
Vaksinë, vaksinim në Shkup, foto nga Portalb.mk / Ardit Ramadani

Për të marrë vaksinën kundër gripit sezonal, duhet të ndiheni mirë, domethënë të mos keni simptoma të ftohjes, virusit ose gripit, dhe nëse keni qenë të sëmurë ose keni pasur ftohje, duhet të prisni të paktën dy javë para se të merrni vaksinën, paralajmërojnë mjekët, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Vaksinimi kundër gripit sezonal është duke u zhvilluar në disa pika në të gjithë vendin.

“Nëse pacienti ka pasur virus, ftohje, grip, duhet të presë të paktën dy javë për t’u siguruar që është shëruar, dhe pastaj mund të marrë vaksinën. Përndryshe, nëse nuk është shëruar, duhet ta shtyjë vaksinimin për disa ditë. Vaksina është mbrojtja më e mirë kundër gripit”, thotë dr. Vesna Stojanova Anastasovska nga ordinanca “Mediko Marija”.

Siç raportoi sot Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), vaksinimi po kryhet në institucionet e shëndetit publik në të gjithë vendin, përkatësisht në qendrat e shëndetit publik dhe njësitë e tyre rajonale.

ISHP po kryen vaksinimin kundër gripit për punonjësit e kujdesit shëndetësor në territorin e qytetit të Shkupit.

Shtëpia e shëndetit në Shkup është e përfshirë në vaksinimi përmes pikave në poliklinikën “Bukuresht”, “Bit Pazar” dhe “Idadija”.

Ndryshe, vaksinimi është falas për grupet e rrezikuara të popullsisë, personat mbi 65 vjeç ata me sëmundje kronike dhe fëmijët prej 6 muaj e deri në 5 vjeç, gratë shtatzëna dhe punonjësit shëndetësorë.