RMV përsëri nuk i zbatoi të gjitha reformat e kërkuara, BE miratoi këstin e dytë vetëm për reformat e kryera

Me Vendim për zbatim të Komisionit Evropian, Bashkimi Evropian miratoi lëshimin e dytë të mjeteve për Republikën e Maqedonisë së Veriut në kuadër të Instrumentit për reformë dhe rritje për Ballkanin Perëndimor. Me këtë vendim miratohet neto shuma e përgjithshme prej 16 milionë eurosh, si mbështetje e kombinuar: pjesërisht mjete të pakthyeshme dhe pjesërisht hua. […]

RMV përsëri nuk i zbatoi të gjitha reformat e kërkuara, BE miratoi këstin e dytë vetëm për reformat e kryera
Flamuri i Maqedonisë së Veriut (RMV) dhe i Bashkimit Evropian (BE). Foto: Oleksandr Filon në Canva

Me Vendim për zbatim të Komisionit Evropian, Bashkimi Evropian miratoi lëshimin e dytë të mjeteve për Republikën e Maqedonisë së Veriut në kuadër të Instrumentit për reformë dhe rritje për Ballkanin Perëndimor. Me këtë vendim miratohet neto shuma e përgjithshme prej 16 milionë eurosh, si mbështetje e kombinuar: pjesërisht mjete të pakthyeshme dhe pjesërisht hua. Nga kjo shumë, 7,4 milionë euro paguhen drejtpërsëdrejti në buxhetin shtetëror, ndërsa pjesa tjetër është paraparë për financimin e projekteve infrastrukturore përmes Kornizës së investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF). Shuma e përgjithshme përcaktohet pas marrjes së mjeteve që përdoren për shlyerjen e para-financimit, respektivisht mjetet e paguara paraprakisht në kuadër të instrumentit, transmeton Portalb.mk.

“Vendimi, i cili është njohje për reformat e zbatuara që Qeveria i zbatoi në drejtim të harmonizimit me standardet e Unionit, vjen pas vlerësimit pozitiv nga Komisioni Evropian për kërkesën e dorëzuar nga Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani, si Koordinator Nacional për Instrumentin për reforma dhe rritje. Komisioni përcaktoi se Maqedonia e Veriut i plotëson parakushtet dhe kushtet e përgjithshme për lëshimin e mjeteve, të cilat kanë të bëjnë me qeverisjen demokratike, sundimin e së drejtës, stabilitetin makroekonomik dhe menaxhimin me financat publike”, thonë nga MÇE.

Me vlerësimin e Komisionit Evropian përfshihen hapat e Agjendës së Reformave 2024-2027 me afat kohor për realizim deri në qershor 2025.

Nga gjithsej 16 hapa, Republika e Maqedonisë së Veriut paraqiti nëntë si të përmbushur, në bazë të vlerësimit të bërë nga institucionet kompetente. Komisioni Evropian, në kuadër të vlerësimit të vet teknik, vlerësoi se katër nga këto hapa janë përmbushur në mënyrë të kënaqshme: tre në fushën e digjitalizimit dhe një në pjesën e mjedisit të biznesit që kanë të bëjnë me inspektimet.

Aktivitetet e realizuara kanë të bëjnë me miratimin e ligjit të ri për sigurinë e rrjeteve dhe sistemeve të informacionit, në harmonizim me Direktivën Evropiane për Siguri Kibernetike (NIS2), të ligjit të ri për dokumente elektronike, identifikimi elektronik dhe shërbimet e besuara, me çka vendoset identiteti digjital evropian, si dhe ligji për materiale arkivore me çka vendoset korniza për arkivimin elektronik në administratë publike.

“Në mënyrë shtesë, Komisioni konfirmoi progres të dukshëm në luftën kundër ekonomisë joformale përmes numrit të madh të inspektimeve nga ana e inspektoratit të punës dhe të tregut”, thonë nga MÇE.

Për hapat që nuk janë realizuar plotësisht, Komisioni Evropian ka caktuar afat shtesë (grace period) për implementimin e tyre deri në qershor 2026.

Në shtator, BE liroi vetëm një shumë të caktuar të parave për Maqedoninë e Veriut, pasi vendi nuk i realizoi të gjitha hapat që duheshin bërë deri në dhjetor. Me Vendim  të Komisionit Evropian për zbatimin dhe miratimin e lirimit të parë të mjeteve për Republikën e Maqedonisë së Veriut në kuadër të Instrumentit për reforma dhe rritje për Ballkanin Perëndimor, u miratua pagesa e parë e mjeteve për vendin tonë. Me këtë Vendim janë miratuar neto shuma prej rreth 2.3 milionë euro si ndihmë e pakthyeshme, dhe si shumë neto prej rreth 2 milionë euro si huamarrje, të cilat do të jenë të disponueshme përmes Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor, dhe shuma neto prej rreth 3.7 milionë euro, që përfaqëson pjesën e mbetur të huamarrjes të dedikuar për mbështetje të drejtpërdrejtë buxhetore,