RMV, studentët do të kenë mundësi të aplikojnë deri në fund të muajit për vendet e lira në konvikte
Ministria për Arsim dhe Shkencë deri në fund të muajit do të pranojë aplikime për qëndrim në konviktet shtetërore në Maqedoninë e Veriut. Kushtet për pranim janë të njëjta si në konkursin fillestar, transmeton Portalb.mk. “Është hapur mundësia për studentët që të aplikojnë për akomodim në konviktet studentore ku ka vende të lira, sipas Konkursit […]

Ministria për Arsim dhe Shkencë deri në fund të muajit do të pranojë aplikime për qëndrim në konviktet shtetërore në Maqedoninë e Veriut. Kushtet për pranim janë të njëjta si në konkursin fillestar, transmeton Portalb.mk.
“Është hapur mundësia për studentët që të aplikojnë për akomodim në konviktet studentore ku ka vende të lira, sipas Konkursit për pranimin e studentëve të regjistruar në studime deridoplomike në konviktet shtetërore dhe private për studentë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin studimor 2025/2026”, njoftoi Ministria për Arsim dhe Shkencë.
Studentët kanë mundësi të aplikojnë në këto konvikte: “Tome Stefanovski” në Shkp, “Koço Racin” në Manastir, “Nikolla Karev” në Ohër, “Orde Çopella” në Prilep dhe në dy konviktet e Shtipit, “Logos” dhe “Hiljadnikov”.
