Në mesnatë do të fillojë llogari llogaritja dimërore e kohës

Sonte në orën 03:00, përfundon llogaritja verore dhe fillon llogaritja dimërore e kohës. Akrepat e orës do të zhvendosen një orë prapa, përkatësisht ora në 03:00 do të llogaritet si 02:00, raporton MIA. Vendimi për ndryshimin e llogaritjes së kohës në vend, siç theksojnë nga Ministria për Energjetikë, Miniera dhe Burime Minerale, është marrë në […]

Në mesnatë do të fillojë llogari llogaritja dimërore e kohës
Orë, ora, Llogaritja dimërore e kohës. Foto: PIRO4D/Pixabay

Sonte në orën 03:00, përfundon llogaritja verore dhe fillon llogaritja dimërore e kohës. Akrepat e orës do të zhvendosen një orë prapa, përkatësisht ora në 03:00 do të llogaritet si 02:00, raporton MIA.

Vendimi për ndryshimin e llogaritjes së kohës në vend, siç theksojnë nga Ministria për Energjetikë, Miniera dhe Burime Minerale, është marrë në bazë të praktikës vjetore për rregullimin e llogaritjes së kohës dhe ka për qëllim harmonizimin me rregulloren evropiane në këtë fushë.

Llogaritja dimërore e kohës fillon çdo fundjavë të fundit në tetor dhe zgjat deri në fundjavën e fundit në mars të vitit të ardhshëm, kur sërish fillon llogaritja verore e kohës.

Përveç tek ne, llogaritja dimërore e kohës ndërrohet edhe në pjesën më të madhe të vendeve në kontinentin evropian, përveç në Islandë, Rusi dhe Bjellorusi. Parlamenti Evropian më 4 mars të vitit 2019 votoi për ndërprerjen e ndryshimit sezonal të kohës nga viti 2021, por Këshilli i BE-së ende nuk ka marrë vendim përfundimtar.

Ndryshimi sezonal i kohës, përveç në Evropë, ndryshohet edhe në disa vende të Amerikës Veriore dhe Qendrore, si dhe disa vende tjera në botë. Koha nuk ndërrohet në Japoni, Kinë, Korenë e Jugut, as në vendet e kontinentit afrikan.