EVN Maqedoni mori pjesë në Forumin e 14-të Ndërkombëtar për Energji dhe Zhvillim të Qëndrueshëm
Përfaqësues të lartë të kompanisë EVN Maqedoni morën pjesë në Forumin e 14-të Ndërkombëtar për Energji dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, i cili u mbajt në Shkup nën moton “Nga qëllimet The post EVN Maqedoni mori pjesë në Forumin e 14-të Ndërkombëtar për Energji dhe Zhvillim të Qëndrueshëm appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Përfaqësues të lartë të kompanisë EVN Maqedoni morën pjesë në Forumin e 14-të Ndërkombëtar për Energji dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, i cili u mbajt në Shkup nën moton “Nga qëllimet në veprim: Furnizimi i së ardhmes me energji të qëndrueshme”.
Ngjarja u organizua nga Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe pesë komisionet rajonale të OKB-së.
Në hapjen e forumit foli ministrja Sanja Bozhinovska, e cila theksoi se qëndrueshmëria energjetike sot nënkupton aftësinë e sistemit për të qëndruar, për t’u përshtatur dhe për të funksionuar edhe në kushte pasigurie dhe trazirash gjeopolitike.
Forumi tre-ditor mblodhi mbi 500 pjesëmarrës nga 70 vende, përfshirë përfaqësues të qeverive, organizatave ndërkombëtare, institucioneve financiare, ekspertë dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit.
Kryetari i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni, z. Vollfgang Maier, mbajti një fjalim në sesionin kushtuar “Financimit të efiçiencës së energjisë dhe burimeve të rinovueshme”. Ai theksoi se tranzicioni i gjelbër nuk mund të ndodhë pa rrjete të forta, inteligjente dhe moderne të shpërndarjes.
“Nuk mund të ndërtojmë një të ardhme me energji të gjelbër në një rrjet të shekullit të 20-të. Rrjetet e përmirësuara dhe moderne janë thelbësore për integrimin e energjisë së rinovueshme, por kjo kërkon investime të mëdha. Prandaj, fondet ndërkombëtare, kreditë e volitshme dhe një kuadër rregullator i qëndrueshëm janë vendimtare për realizimin e tyre,” – deklaroi Maier.
Ndërkohë, menaxheri i EVN Maqedoni – Furnizimi, z. Berkant Shen, foli për rolin e kompanisë në zhvillimin e infrastrukturës së mbushjes së makinave elektrike, që ndihmon drejtpërdrejt në përshpejtimin e mobilitetit elektrik dhe mbrojtjen e mjedisit.
Fokusi i forumit të këtij viti ishte tranzicioni energjetik, teknologjitë dhe tregjet e reja, prodhimi i qëndrueshëm i energjisë dhe bashkëpunimi ndërkombëtar për sigurinë energjetike.
The post EVN Maqedoni mori pjesë në Forumin e 14-të Ndërkombëtar për Energji dhe Zhvillim të Qëndrueshëm appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
