Rozeta Hajdari arsyetohet për Rezervat Shtetërore, përmend luftën e Ukrainës
Pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale në lidhje me skandalin me rezervat shtetërore, ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, është arsyetuar në lidhje me këtë, raporton Ekonomia Online. Ajo ka thënë se gjithë kjo ndodhi luftanë Ukrainë. “Prokuroria Speciale ka deponuar aktakuzë kundër meje dhe të tjerëve në Gjykatën Themelore


Pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale në lidhje me skandalin me rezervat shtetërore, ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, është arsyetuar në lidhje me këtë, raporton Ekonomia Online.
Ajo ka thënë se gjithë kjo ndodhi luftanë Ukrainë.
“Prokuroria Speciale ka deponuar aktakuzë kundër meje dhe të tjerëve në Gjykatën Themelore ku PSRK pretendon që unë me dashje kam siguruar përfitim për persona të tretë duke dëmtuar buxhetin e shtetit gjatë procedurës së sigurimit të rezervës shtetërore të mallrave gjatë muajit shkurt dhe mars 2022. Më lejoni të ju njoftojë se rezervat shtetërore të mallrave krijohen për të ndërhyrë në mënyrë operative për mbrojtjen e popullsisë, ekonomisë në rast të çrregullimit të tregut, mbrojtjes së vendit dhe situatave të përcaktuar në nenin 2 të ligjit për rezervat shtetërore të mallrave. Kështu në 2021 ministria e MINT ka shpallur tri herë procedurat e prokurimit për të blerë një sasi të rezervës së mallrave nga të cilat një procedurë e prokurimit ka rezultuar me sukses, ndërsa dy të tjera kanë dështuar për shkak të mosofertimit të operatorit ekonomik. Mosmundësia e blerjes së mallrave bazike dhe konsolidimit të rezervës shtatore të mallrave është i dëshmuar nga tri procedurat e divizionit të prokurimit të MINT por që këto fakte Prokuroria Speciale nuk i ka marrë për bazë në hetim ndaj nesh
Ajo këtu përmend tri procedurat për tenderim.
“PSRK pretendon se unë me dashje kam siguruar përfitim për persona të tretë dhe kam dëmtuar vendin 3 milionë euro. Në vitin 2021, MINT ka shpallur tri herë procedurat për rezervat, ku një ka përfunduar me sukses, ndërsa dy kanë dështuar për shkak të mos-ofertimit. Mosblerja e mallrave është e dëshmuar, por këto fakte, PSRK nuk i ka marrë për bazë. Ju rikujtoj se me shpërthimin e luftës në Ukrainë, periudha shkurt–mars 2022 ishte ndër më sfidueset. Sipas saj, pati fluturime në të gjithë zinxhirin global të furnizimit. Në javët e para të luftës, jo vetëm Ukraina, por edhe shumë vende tjera filluan me ndalimin e eksporteve. Kjo vërtetohet edhe nga raportet e ndryshme ndërkombëtare, ku shihet se vendet kanë ndaluar eksportet”, tha ajo.
Ajo ka shtuar se “Rritja e çmimit të drithërave na tregoi se çdo zvarritje bëhet barrë për institucionet. Sigurimi i produkteve bazë është i rëndësishëm për shtetin”.

