Rritje e mprehtë e akteve antisemite në Zvicrën frëngjishtfolëse
Antisemitizmi u rrit me gati 90% në Zvicrën frëngjishtfolëse vitin e kaluar, sipas CICAD. Koordinimi Ndërkomunitar Kundër Antisemitizmit dhe Shpifjes është i shqetësuar për këtë rritje “të paprecedentë” të vërejtur në të gjithë vendin. CICAD ka regjistruar 42 sulme fizike, disa prej tyre në shkolla, të cilat janë kthyer në “vatra të reja urrejtjeje”. “Një […] The post Rritje e mprehtë e akteve antisemite në Zvicrën frëngjishtfolëse appeared first on Albinfo.

Antisemitizmi u rrit me gati 90% në Zvicrën frëngjishtfolëse vitin e kaluar, sipas CICAD. Koordinimi Ndërkomunitar Kundër Antisemitizmit dhe Shpifjes është i shqetësuar për këtë rritje “të paprecedentë” të vërejtur në të gjithë vendin.
CICAD ka regjistruar 42 sulme fizike, disa prej tyre në shkolla, të cilat janë kthyer në “vatra të reja urrejtjeje”. “Një klimë ngacmimi, urrejtjeje dhe frikësimi ndaj studentëve hebrenj po zë fill gradualisht,” shkroi organizata në një deklaratë. Ajo është veçanërisht e shqetësuar për aktet gjithnjë e më të drejtpërdrejta dhe kërcënuese antisemitike.
Në total, 1,789 incidente u raportuan në vitin 2024, tha organizata. Kjo paraqet një rritje prej 89.5% krahasuar me vitin 2023, transmeton albinfo.ch.
CICAD po vëzhgon gjithashtu një shpërthim të rasteve të antisemitizmit në internet, veçanërisht në mediat sociale. Kësaj i shtohet një rritje e dukshme e anti-sionizmit dhe teorive konspirative që synojnë komunitetin hebre, shton organizata.
Në të gjithë Zvicrën
Një rritje e mprehtë e akteve antisemitike është vërejtur gjithashtu në pjesën tjetër të Zvicrës. Fondacioni Kundër Racizmit dhe Antisemitizmit dhe Federata Zvicerane e Komuniteteve Hebraike regjistruan 221 incidente në Zvicrën gjermanishtfolëse, Graubünden dhe Ticino në vitin 2024, shkruan RTS.
Viti u shënua nga sulmi me thikë ndaj një hebreu ortodoks në Cyrih. Sipas organizatave, konflikti mes Izraelit dhe Hamasit pas sulmit të 7 tetorit 2023 ka intensifikuar numrin e rasteve të antisemitizmit në Zvicër.
The post Rritje e mprehtë e akteve antisemite në Zvicrën frëngjishtfolëse appeared first on Albinfo.