“Rroftë miqësia shqiptaro-kroate,” Milanoviç: Mbështesim integrimin tuaj evropian

Kuvendi ka zhvilluar ditën e sotme një seancë të posaçme për presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç. Në fjalën e tij në Kuvend, ai tha se Kroacia mbështet fuqimisht integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Më tej, Milanoviç e ka vënë theksin te progresi që ka pasur vendi ynë në 10 vitet e fundit dhe nuk […] The post “Rroftë miqësia shqiptaro-kroate,” Milanoviç: Mbështesim integrimin tuaj evropian appeared first on Newsbomb Albania.

“Rroftë miqësia shqiptaro-kroate,” Milanoviç: Mbështesim integrimin tuaj evropian

Kuvendi ka zhvilluar ditën e sotme një seancë të posaçme për presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç.

Në fjalën e tij në Kuvend, ai tha se Kroacia mbështet fuqimisht integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Më tej, Milanoviç e ka vënë theksin te progresi që ka pasur vendi ynë në 10 vitet e fundit dhe nuk ka nguruar të urojë Ramën për suksesin e arritur me Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë dy ditë më parë.

“Në vitet e fundit kemi krijuar një marrëdhënie stategjike. Takimet dhe vizitet e niveleve të larta janë shumë intensive. Ky bashkëpunim zhvillohet në shumë fusha me interesa të përbashkëta mes dy vendeve. Ekspotet në vitin 2023 janë rritur me 60 për qind. Më gëzon fakti që turistët shqiptarë janë të shumtë në Koraci.

Vlen të theksohet se Shqipëria është një treg i rëndëshishëm eksporti. Mundësinë e bashkëpunimit e shoh në shumë sektorë të ndryshëm. I jemi mirënjohës Shqipërisë edhe për ndihmet simbolike. Koroacia mbështet fuqishëm integrimin e vendeve të ballkanit dhe të Shqipërisë në BE.

Ne jemi pro përshpejtimit të proceseve integruese dhe e konsideroj të padrejtë dhe të palogjikshme që 14 vite më vonë, Shqipëria është ende ne procesin e negociatave. Kanë kaluar shumë vite dhe shumë gjera kanë ndyshuar.

Dua të përgëzoj Shqipërinë për progresin e madh që ka kaluar në këto 10 vite. Dua të theksoj këtu kryesimin e Shqipërisë në Procesin e Berlinit.

Shqipëria, një partner që ka kontribuar në paqen dhe sigurinë në rajon. Kjo vizitë e imja do t’i japë shtysë fuqizimit të marrëdhënieve tona. Rroftë miqësia shqiptaro-kroate,” tha Milanoviç.

The post “Rroftë miqësia shqiptaro-kroate,” Milanoviç: Mbështesim integrimin tuaj evropian appeared first on Newsbomb Albania.