Berisha PARALAJMËRON: Nga nesër fillon tamam beteja në Parlament

Ish-kryeministri Sali Berisha jashtë ambienteve të Kuvendit aty ku dhe pasditen e kësaj të mërkure u mbajta seanca e veçantë për mikpritjen e presidentit kroat, Zoran Milanoviç, ka paralajmëruar aksionin politik që deputetët demokratë do të fillojnë nga nesër. Sipas ish-kryeministrit beteja e tyre kundër regjimit të kryeministrit Edi Rama do të fillojë në Parlament […] The post Berisha PARALAJMËRON: Nga nesër fillon tamam beteja në Parlament appeared first on Newsbomb Albania.

Berisha PARALAJMËRON: Nga nesër fillon tamam beteja në Parlament

Ish-kryeministri Sali Berisha jashtë ambienteve të Kuvendit aty ku dhe pasditen e kësaj të mërkure u mbajta seanca e veçantë për mikpritjen e presidentit kroat, Zoran Milanoviç, ka paralajmëruar aksionin politik që deputetët demokratë do të fillojnë nga nesër.

Sipas ish-kryeministrit beteja e tyre kundër regjimit të kryeministrit Edi Rama do të fillojë në Parlament dhe më pas do të vazhdojë në çdo skaj. Berisha theksoi ky vendim ka ardhur pasi kryeministri Rama i ka hequr opozitës të gjitha të drejtat për ngritjen e komisioneve hetimore.

“Opozita defakto është përjashtuar nga parlamenti si opozitë sovrane, në të cilën asaj në përputhje me kushtetutën i takon të përmbushë detyrimet ndaj qytetarëve që kanë votuar kundër qeverisë.

Por me vendimet antikushtetuese të Edi Ramës, i cili ka marrë përsipër për herë të parë në histori ti emërojë bashkëkryetarin që do ai opozitës dhe jo atë që zgjedh opozita vetë. Ti emërojë dhe ti rrëmbejë edhe postin e kryetarit të grupit parlamentar. Me bllokimin total të çdo nisme hetimore, parlamentare që është një mision kushtetues të opozitës.

Pas komisionit të inceneratorit, Edi Rama nuk lejon ngritjen e asnjë komisioni pasi çdo komision shkon tek ai dhe familjarët e tij. Prandaj opozita do të nisë aksionin e saj, në parlament dhe kudo për ti dhënë përgjigje Edi Ramës.

Ju duhet të keni durim dhe të ndiqni në çdo seancë qëndrimet e opozitës. Ju garantoj se ato do të mbrojnë me të gjitha aspektet, interesat e qytetarëve opozitarë që nuk votuan këtë qeveri.

Fillon beteja brenda Parlamentit dhe pastaj do të vazhdojë në ccdo skaj. Ato që kemi ëbrë ne kanë qenë hapat e para, tani do provojmë. Tani fillon beteja tamam”, tha Berisha.

The post Berisha PARALAJMËRON: Nga nesër fillon tamam beteja në Parlament appeared first on Newsbomb Albania.