Rubio: Izraeli nuk ka nevojë për “leje” nga SHBA për luftë ndaj Hamasit

Në një konferencë për shtyp në qendrën e koordinimit të armëpushimit SHBA–Izrael, Rubio u pyet nëse Izraeli mund të rifillojë luftimet në mënyrë autonome në rast se Hamas riarmatosej ose rigrupohej. Ai u përgjigj: “Nuk mendoj se kjo ka të bëjë me leje apo diçka të tillë. Kjo lidhet me faktin që të gjithë jemi

Rubio: Izraeli nuk ka nevojë për “leje” nga SHBA për luftë ndaj Hamasit
Rubio: Izraeli nuk ka nevojë për “leje” nga SHBA për luftë ndaj Hamasit

Rubio: Izraeli nuk ka nevojë për “leje” nga SHBA për luftë ndaj Hamasit

Në një konferencë për shtyp në qendrën e koordinimit të armëpushimit SHBA–Izrael, Rubio u pyet nëse Izraeli mund të rifillojë luftimet në mënyrë autonome në rast se Hamas riarmatosej ose rigrupohej.

Ai u përgjigj: “Nuk mendoj se kjo ka të bëjë me leje apo diçka të tillë. Kjo lidhet me faktin që të gjithë jemi të përkushtuar ta bëjmë këtë plan të funksionojë. Nuk ka plan B. Ky është plani më i mirë, i vetmi plan. Është ai që besojmë se mund të ketë sukses, dhe që tashmë është në rrugën drejt suksesit.”

Rubio gjithashtu theksoi se plani amerikan për armëpushim ka mbështetje të gjerë rajonale dhe e përshkroi atë si “më i miri” dhe “i vetmi plan” në hapësirën diplomatike, raporton The Guardian.