Rubio kontakton homologët evropianë pas bisedimeve me Lavrov

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio pati një breshëri komunikimesh telefonike me homologët e tij nga Franca, Britania, Italia dhe Gjermania, si dhe me kreun e politikës së jashtme evropiane Kaja Kallas, pas bisedimeve të tij me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov. Sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme franceze, në këto komunikime është diskutuar [...]Read More...

Rubio kontakton homologët evropianë pas bisedimeve me Lavrov

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio pati një breshëri komunikimesh telefonike me homologët e tij nga Franca, Britania, Italia dhe Gjermania, si dhe me kreun e politikës së jashtme evropiane Kaja Kallas, pas bisedimeve të tij me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme franceze, në këto komunikime është diskutuar për takimin e sotëm të Rubios me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili u zhvillua në Arabinë Saudite.

Rubio, propozoi një plan me tre hapa për të zgjidhur luftën në Ukrainë gjatë një konference për mediat.

“Plani përfshin takime të nivelit të lartë që përfshijnë Ukrainën dhe vendet evropiane dhe lëshime nga të gjitha anët”, tha ai./abcnews.al