Rusia përdor një gazsjellës për të goditur trupat ukrainase në Kursk

Forcat speciale ruse ecën për kilometra me radhë brenda një gazsjellësi për të goditur njësitë ukrainase nga prapa në rajonin e Kurskut, njoftuan ushtria ukrainase dhe blogerët rusë të luftës, ndërsa Moska përpiqet të rimarrë pjesë të territorit të saj kufitar që Kievi i mori nën kontroll në një ofensivë të befasishme. Ukraina ndërmori një [...]Read More...

Rusia përdor një gazsjellës për të goditur trupat ukrainase në Kursk

Forcat speciale ruse ecën për kilometra me radhë brenda një gazsjellësi për të goditur njësitë ukrainase nga prapa në rajonin e Kurskut, njoftuan ushtria ukrainase dhe blogerët rusë të luftës, ndërsa Moska përpiqet të rimarrë pjesë të territorit të saj kufitar që Kievi i mori nën kontroll në një ofensivë të befasishme.

Ukraina ndërmori një inkursion ndërkufitar në Kursk në gusht, sulmi më i madh në territorin rus që nga Lufta e Dytë Botërore. Brenda disa ditësh, njësitë ukrainase kishin marrë nën kontroll 1,000 kilometra katrorë territor, përfshirë qytetin kufitar strategjik të Sudzhas, dhe morën qindra robër lufte rusë.

Kievi ka thënë se operacioni synonte të siguronte një avantazh në negociatat e ardhshme të paqes dhe të detyronte Rusinë të largonte trupat nga ofensiva e saj e ashpër në Ukrainën lindore.

Por muaj pas asaj ofensive, ushtarët ukrainas në Kursk janë të lodhur nga sulmet e pandalshme të më shumë se 50,000 trupave, përfshirë disa nga aleati i Rusisë, Koreja e Veriut. Dhjetëra-mijëra ushtarë ukrainas rrezikojnë të rrethohen, sipas hartave të publikuara të fushëbetejës.

Sipas postimeve në Telegram nga një bloger pro-Kremlinit me origjinë ukrainase, operativët rusë ecën rreth 15 kilometra brenda tubacionit, të cilin Moska e kishte përdorur deri vonë për të dërguar gaz në Evropë.

Disa trupa ruse kishin kaluar disa ditë në gazsjellës përpara se të godisnin nga prapa njësitë ukrainase pranë qytetit të Sudzha, tha blogeri Yuri Podolyaka.

Qyteti kishte rreth 5,000 banorë përpara pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, dhe aty ka stacione kryesore të transferimit dhe matjes së gazit përgjatë tubacionit, dikur një dalje kryesore për eksportet e gazit natyror rus përmes territorit ukrainas.

Një tjetër bloger lufte, i cili përdor pseudonimin ‘Two Majors’, tha se po zhvilloheshin luftime të ashpra për Sudzhan dhe se forcat ruse arritën të hynin në qytet përmes një tubacioni gazi.

Kanalet ruse në Telegram tregonin foto të personave që sipas tyre ishin operativë të forcave speciale, të veshur me maska gazi, duke lëvizur përgjatë një tubacioni të madh.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës konfirmoi të shtunën në mbrëmje se “grupet sabotatore dhe sulmuese” ruse përdorën tubacionin në një përpjekje për të fituar terren pranë Sudzhas.

Në një postim në Telegram, ai tha se trupat ruse u “zbuluan në kohën e duhur” dhe se Ukraina u përgjigj me raketa dhe artileri. “Aktualisht, forcat speciale ruse po zbulohen, bllokohen dhe shkatërrohen. Humbjet e armikut në Sudzha janë shumë të mëdha”, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm./VOA