Samedi i “It’s My Home” denoncon publikisht, shfaqet i “stërkuqur” nga botoxi në Kosovë

Ish-banori i “It’s My Home”, Samed Feka, ka deklaruar publikisht se i ka dështuar botoxi. Përmes një videoje në TikTok, Samedi është shfaqur i “stërkuqur” dhe ka treguar se si ka dështuar procedura. “Desha të sqaroj një gjë: disa ditë nuk kam hyrë live, arsyeja është se kam bërë botox, por botoxi ka marrë kahje […]

Samedi i “It’s My Home” denoncon publikisht, shfaqet i “stërkuqur” nga botoxi në Kosovë

Ish-banori i “It’s My Home”, Samed Feka, ka deklaruar publikisht se i ka dështuar botoxi.

Përmes një videoje në TikTok, Samedi është shfaqur i “stërkuqur” dhe ka treguar se si ka dështuar procedura.

“Desha të sqaroj një gjë: disa ditë nuk kam hyrë live, arsyeja është se kam bërë botox, por botoxi ka marrë kahje të kundërt, kahje të keqe, siç edhe po e shihni fytyrën time. Kam dashur të bëj një ndryshim, por nuk ka qenë kismet. Ishalla bëhet hajr, sepse për momentin jam keq”, u shpreh ai.