S’arriti të hyjë në BBVK, Ikballe Huduti flet për herë të parë: Humbje e madhe…
Ikballe Huduti ka reaguar për herë të parë pasi nuk arriti të hynte në Big Brother VIP Kosova 4, për shkak të përkeqësimit të shëndetit të bashkëshortit të saj, i cili vuan nga Parkinsoni. Teologia tha se burri i saj e kishte përkrahur fuqishëm në këtë sfidë dhe në misionin e saj. Ajo falënderoi Zotin […]


Ikballe Huduti ka reaguar për herë të parë pasi nuk arriti të hynte në Big Brother VIP Kosova 4, për shkak të përkeqësimit të shëndetit të bashkëshortit të saj, i cili vuan nga Parkinsoni.
Teologia tha se burri i saj e kishte përkrahur fuqishëm në këtë sfidë dhe në misionin e saj.
Ajo falënderoi Zotin që ndodhet pranë bashkëshortit, ndërsa shtoi se është një humbje e madhe që nuk pati mundësinë të bëhej pjesë e edicionit të katërt të BBVK-së.
“Suksesi, për mua, është i dy llojeve: njëri për famë e përfitim material, dhe tjetri për krijimin e promovimin e vlerave morale. Misioni im fetar lidhet ngushtë me vlerat dhe përsosmërinë e njeriut, të cilat janë në mungesë të madhe në shoqërinë tonë shqiptare”, ka thënë Huduti.
“Askush nuk ju detyron ta shikoni këtë program. Por ju që e shikoni, në vend se të poshtroni, më mirë bëni lutje që këta banorë të vetëdijesohen për të mirat që kanë, të pendohen dhe të kthehen në rrugën humane dhe morale. Ju kam në lutjet e mia”, përfundoi ajo.
Reagimi i saj i plotë:
Faleminderit Olta për këto fjalë të mençura nga shpirti i pastër.
Më vjen keq për disa të tjerë që mendojnë se mund të manipulohet me sëmundjen e dikujt. Sëmundja mallkon gënjeshtarin edhe më shumë.
Bashkëshorti im, para dy muajve ka qenë shumë mirë dhe më ka përkrahur fuqishëm në këtë sfidë të misionit tim. Vetëm këto tre ditë iu është rënduar gjendja. Në kontratë kam deklaruar qartë se nuk do ta ndal këtë rrugëtim për asgjë, përveçse nëse gjendja e tij e kërkon, sepse Parkinsoni është sëmundje e ngadalshme dhe lidhet ngushtë me emocionet.
Prandaj e falënderoj Zotin që sot jam pranë burrit tim. E kam obligim dhe ndërgjegje shpirtërore t’i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit në varfëri, në sëmundje dhe në çdo lloj nevoje që sjell jeta bashkëshortore.
Për mua është një humbje e madhe që nuk pata mundësi të jem pjesë e BB VIP Kosova, sepse qëllimi im ka qenë aq human, sa që ia vlente të ecja edhe “nëpër gaca e gjemba”. Suksesi, për mua, është i dy llojeve: njëri për famë e përfitim material, dhe tjetri për krijimin e promovimin e vlerave morale. Misioni im fetare lidhet ngushtë me vlerat dhe përsosmërinë e njeriut , të cilat vlera janë në mungesë te madhe ne shoqërinë tone shqiptare .
Banorëve të Big Brother VIP Kosova u uroj suksese — le të fitojnë vlerat, le të fitojë i merituari. Ndërsa ju që e ndiqni, para se të shani, fyeni apo akuzoni, mendoni pak sepse pothuajse çdo shtëpi shqiptare ka anëtarë me sfida dhe problematika morale.
Askush nuk ju detyron ta shikoni këtë program. Por ju që e shikoni, në vend se të poshtroni, më mirë bëni lutje që këta banorë të vetëdijesohen për të mirat që kanë, të pendohen dhe të kthehen në rrugën humane dhe morale. Ju kam në lutjet e mija.
