Seanca kundër Thaçit dhe të akuzuarve të tjerë përfundon; Fraser do vazhdojë dëshminë nesër

Seanca kundër Thaçit dhe të akuzuarve përfundon; Fraser do vazhdojë dëshminë nesër
Ka përfunduar seanca e këtij dite në gjyqin kundër Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi, në rastin që i referohet akuzave për administrim të drejtësisë. Në këtë seancë, dëshmoi ekspertja Helen Fraser, e cila do të vazhdojë dëshminë edhe nesër.
Prokurori Joshua Hafetz ka deklaruar se ekspertja ka vënë në dukje se problematike ishte numri i mjaftueshëm i burimeve dhe materialet e organizuara. Ajo ka thënë se ishte në dijeni që njëri nga të akuzuarit është ish-President, duke iu referuar Hashim Thaçit. Sipas prokurorit, procesi i verifikimit u quajt nga dëshmitarja si “eksperiment jo i mirëkontrolluar”.
Ekspertja ka deklaruar se mendon se Njësia e Përkthimeve ka bërë versionet finale që janë sugjeruar nga gjykatësi. Prokurori ia rikujtoi ekspertes përmendjen e shfletimit të faqeve në sqarimet e transkriptave, duke theksuar se ajo, edhe pse nuk kupton shqip, dallon pëshpëritjen në audio. Volumi i zërit, tha prokurori, mund të jetë faktor i dëshifrimit të pëshpërimave, si dhe zhurma në sfond kur flasin disa persona njëkohësisht, apo aftësia për të kuptuar gjuhën.
Sipas prokurorit, një folës i gjuhës shqipe do të ishte më i mirë në kategorizimin e një audioje sesa dikush që nuk e kupton shqipen. Hafetz përmendi edhe faktin se ekspertja përdori ChatGPT për kategorizimin e kampioneve të audiove. Në këtë kontekst, Fraser shtoi se të flasësh një gjuhë nuk nënkupton se do të kesh një kategorizim të saktë. Ajo tha se atëherë përdori versionin më të fundit të ChatGPT, por nuk i kujtohet saktësisht data e përdorimit.
Prokurori sqaroi se përfundimet e raportit të Fraser janë të rëndësishme për procesin. Dëshmitarja pranoi se në shënimin e saj përgatitor kishte thënë se vlerësimi i saj ishte i kufizuar, duke theksuar se në ekip nuk kishte shqiptarë. Fraser tha se nuk ka asnjë ndikim në faktin që ka përdorur ChatGPT.
Seanca më pas u zhvendos në një sesion privat, dhe pas kthimit në atë publik, gjykatësi Christopher Gosnell njoftoi se me këtë përfundon seanca e këtij dite.
Me pak fjalë
Seanca e gjyqit kundër Hashim Thaçit dhe të akuzuarve të tjerë për administrim të drejtësisë përfundoi sot. Ekspertja Helen Fraser dëshmoi dhe do të vazhdojë nesër. Ajo theksoi vështirësitë në verifikimin e materialeve dhe përdorimin e ChatGPT për analizë, duke mohuar ndikimin e këtij mjeti në vlerësimin e saj.
Personat e përmendur
- Hashim Thaçi
- Bashkim Smakaj
- Isni Kilaj
- Fadil Fazliu
- Hajredin Kuçi
- Helen Fraser
- Joshua Hafetz
- Christopher Gosnell
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



