Senati miraton Kennedy Jr./ Miratohet i emëruari i Trump për sekretar të shëndetësisë
Senati amerikan konfirmoi Robert F Kennedy Jr si sekretarin e ardhshëm të shëndetësisë me 52 vota pro dhe 48 kundër. Kjo është një tjetër fitore për Donald Trump, kandidatët e të cilit që kanë dalë para senatit janë miratuar të gjithë. Kennedy do të marrë kontrollin e aparatit të madh të kujdesit shëndetësor të Amerikës, [...]Read More...

Senati amerikan konfirmoi Robert F Kennedy Jr si sekretarin e ardhshëm të shëndetësisë me 52 vota pro dhe 48 kundër. Kjo është një tjetër fitore për Donald Trump, kandidatët e të cilit që kanë dalë para senatit janë miratuar të gjithë.
Kennedy do të marrë kontrollin e aparatit të madh të kujdesit shëndetësor të Amerikës, pasi kandidatura e tij ishte kundërshtuar jo vetëm nga demokratët, por edhe nga disa republikanë.
Sekretari i ri i Shëndetësisë, i cili për vite me radhë është shprehur kundër vaksiminit do të ketë autoritet gjithëpërfshirës mbi sistemin shëndetësor të vendit prej 2 trilion dollarësh, duke përfshirë miratimet e barnave për Medicare.
Kennedy është kritikuar për pretendime të rreme mjekësore, një prej tyre edhe se vaksinat janë të lidhura me autizmin. Ai kundërshtoi kufizimet shtetërore dhe federale gjatë pandemisë COVID-19 dhe u akuzua për përhapjen e dezinformatave në lidhje me virusin. Më parë Kennedy kishte kryesuar Children’s Health Defense, një organizatë jofitimprurëse që fokusohet në mesazhet kundër vaksinës.
Edhe pse arriti të siguronte votat e disa republikanëve skeptikë, demokratët, partia e lidhur historikisht me familjen Kennedy, e ka mohuar kategorikisht kanditaturën e tij bazuar në mungesën e ekseprtizës në fushën në të cilën u nominua.
Gjatë seancave dëgjimore në Senat, demokratët u përpoqën të nxisnin Kenedin të mohonte teorinë se vaksinat shkaktojnë autizëm. Pavarësisht se siguroi votat e nevojshme, Kennedy nuk arriti dot të merrte miratimin e republikanit të vjetër, ish-udhëheqësi i Senatit Mitch Mçonnell.
Deri tani Mconnell ka votuar kundër tre prej kandidatëve të kabinetit të Presidentit Donald Trump, më shumë se çdo senator tjetër republikan.
/ abcnews.al