Shahini: Shtrenjtimi i energjisë elektrike tremb investitorët e huaj

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka shprehur shqetësimin e tij për paralajmërimet mbi rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke theksuar se një vendim i tillë nuk do të ishte i mirë  për ekonominë e vendit. ‘’Paralajmërimet për shtrenjtimin e energjisë elektrike mund të themi se nuk janë të mira, por

Shahini: Shtrenjtimi i energjisë elektrike tremb investitorët e huaj


Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka shprehur shqetësimin e tij për paralajmërimet mbi rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke theksuar se një vendim i tillë nuk do të ishte i mirë  për ekonominë e vendit.

‘’Paralajmërimet për shtrenjtimin e energjisë elektrike mund të themi se nuk janë të mira, por nuk do të thotë se do të ndodhë një shtrenjtim i tillë ‘’, tha Shahini për FrontOnline.

Sipas tij, nëse kjo rritje ndodhë, çmimi i energjisë në Kosovë mund të tejkalojë atë të disa vendeve të Bashkimit Evropian bile edhe me vende si Bullgaria, Rumania dhe Kroacia.

‘’Prandaj nëse kjo do të ndodhte, energjia elektrike në Kosovë do të ishte aq e lartë sa do të krahasohej me vendet e Bashkimit Evropian bile ndoshta edhe më shumë se disa vende si Bullgaria,Rumania e Kroacia’’, tha kryetari i AKB –së.

Shahini ka theksuar se energjia elektrike është një produkt kyç për ekonominë dhe familjet kosovare dhe duhet të mbrohet me çdo kusht si një vlerë stimuluese për investitorët e huaj. Ai ka paralajmëruar se tejkalimi i çmimit mesatar të energjisë në Ballkanin Perëndimor do ta bënte Kosovën më pak konkurruese dhe më pak tërheqëse për investime të reja.

‘’Energjia elektrike është produkti më i kërkuar në ekonomin e familjet e Kosovës dhe kjo do të duhej me çdo kusht të mbrohet si vlerë stimuluese për investitorët e huaj që vinë ne Kosovë dhe kjo mos ta tejkalojë limitin mesatar të çmimit në Ballkanin Perëndimor’’, tha Shahini.

Një rritje e tillë, sipas Shahinit, do të shkaktonte zinxhir të pasojave negative, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve. Ai ka paralajmëruar gjithashtu se shumë biznese që kanë energjinë si burimin kryesor të operimit do të përballen me vështirësi të mëdha për të mbijetuar në treg, gjë që mund të çojë deri në mbylljen e disa prej tyre për shkak të pamundësisë për të përballuar konkurrencën.