Shatri: Investitorët s’duan të investojnë në një vend ku ka vatra krize
Ish-ministri i Financave, Haki Shatri rënien e investimeve të huaja direkte në vend e lidh me situatën në veri të vendit, dialogun dhe prishjen e raporteve me ndërkombëtarët. “Mendoj, që problemet që janë paraqit në veri në mënyrë permanente, presioni i jashtëm për bisedime, ashpërsimi i raporteve me ndërkombëtarët e ka krijuar një klimë që […]


Ish-ministri i Financave, Haki Shatri rënien e investimeve të huaja direkte në vend e lidh me situatën në veri të vendit, dialogun dhe prishjen e raporteve me ndërkombëtarët.
“Mendoj, që problemet që janë paraqit në veri në mënyrë permanente, presioni i jashtëm për bisedime, ashpërsimi i raporteve me ndërkombëtarët e ka krijuar një klimë që normalisht këto publikohen dhe opinioni i gjerë informohet për problemet. Investitorët e huaj hezitojnë me ardhë dhe pritojnë me investu në një vend ku ka vatra krize, ku ka mundësi për ndonjë eskalim, pra pse me investu atje ku ka rrezik ku munden me shku diku tjetër ku është më sigurte”, është shprehur Shatri për Front Online.
Ndërsa, duke folur për rënien e eksporteve thotë se është e ndikuar nga lëvizjet ekonomike brenda vendit.
“Rënia e eksportit është e ndikuar nga lëvizjet ekonomike brenda vendit, pra kur s’ki çka shet normalisht bjen eksporti, s’ki sasi për të eksportuar. Të gjitha ama të gjitha bashkë janë produkt i një klime të krijuar e cila e ka shpërqendruar vëmendjen nga qarqet prioritare që kanë qenë të vendosura për zhvillim, për mirëqenie e të tjera”, ka shtuar ndër të tjera Shatri.
Sipas tij, shpërqendrimi nga çështjet ekonomike është shumë i dëmshëm për një vend.
“Pra, shpërqendrimi nga çështjet ekonomike është shumë i dëmshëm dhe kjo do të duhej të ishte prioritet të gjitha qeverive sepse qëllimi kryesor për çdo gjë është zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia, ndërsa të tjerat janë dytësore në krahasim me këtë”, ka thënë ai.