SHBA dërgon një numër të madh raketash nga Izraeli në Ukrainë
Amerikanët këtë javë kanë transferuar rreth 90 raketa të fuqishme të mbrojtjes ajrore të llojit Patriot nga magazinat në Izrael drejt Polonisë për t’i dërguar më pas në Ukrainë, kanë konfirmuar për portalinAxios tre burime të njohura me operacionin. Dërgimi i më shumë raketave Patriot në Ukrainë ka qenë një nga prioritetet kryesore të Pentagonit [...]Read More...

Amerikanët këtë javë kanë transferuar rreth 90 raketa të fuqishme të mbrojtjes ajrore të llojit Patriot nga magazinat në Izrael drejt Polonisë për t’i dërguar më pas në Ukrainë, kanë konfirmuar për portalinAxios tre burime të njohura me operacionin.
Dërgimi i më shumë raketave Patriot në Ukrainë ka qenë një nga prioritetet kryesore të Pentagonit për të ndihmuar Kievin në mbrojtjen nga sulmet ruse ndaj infrastrukturës kritike. Sistemi Patriot konsiderohet ndër më të mirët në botë për mbrojtjen kundër sulmeve ajrore.
Kjo është gjithashtu dërgesa më e rëndësishme e armëve nga Izraeli në Ukrainë që nga pushtimi rus pothuajse tre vjet më parë, transmeton Telegrafi.
Në muajin prill të vitit të kaluar, forcat ajrore izraelite nxorën jashtë përdorimit sistemin e mbrojtjes ajrore Patriot, më shumë se 30 vjet pas vendosjes së tij gjatë Luftës së Parë të Gjirit.