SHBA vendos sanksione ndaj kompanive ruse të naftës, Vuçiq zhvillon konsultime me ambasadorin rus në Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar sot me ambasadorin rus në Serbi, Aleksandr Botsan-Kharchenko, për marrëdhëniet dypalëshe, stabilitetin energjetik dhe sfidat rajonale, veçanërisht për furnizimin me gaz. “Vëmendje të veçantë i kushtuam furnizimit me gaz dhe kushteve që sigurojnë siguri, parashikueshmëri të çmimeve dhe diversifikim të mëtejshëm të burimeve”, ka shkruar ai në Instagram. […] The post SHBA vendos sanksione ndaj kompanive ruse të naftës, Vuçiq zhvillon konsultime me ambasadorin rus në Serbi appeared first on ATV.

SHBA vendos sanksione ndaj kompanive ruse të naftës, Vuçiq zhvillon konsultime me ambasadorin rus në Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar sot me ambasadorin rus në Serbi, Aleksandr Botsan-Kharchenko, për marrëdhëniet dypalëshe, stabilitetin energjetik dhe sfidat rajonale, veçanërisht për furnizimin me gaz.

“Vëmendje të veçantë i kushtuam furnizimit me gaz dhe kushteve që sigurojnë siguri, parashikueshmëri të çmimeve dhe diversifikim të mëtejshëm të burimeve”, ka shkruar ai në Instagram.

Udhëheqësi serb ka thënë se qëllimi i tyre mbetet i njëjtë: që, sa i përket NIS-it dhe të gjitha masave e kufizimeve përkatëse, të respektojnë plotësisht detyrimet ndërkombëtare, ndërkohë që mbrojnë “sigurinë energjetike, vendet e punës dhe investimet në Serbi”.

Vuçiq ka thënë se Serbia “do të vazhdojë dialogun, me vendosmëri dhe pragmatizëm, duke mbrojtur interesat e qytetarëve të saj”.

“Jam i bindur se dialogu mbetet mënyra më e mirë për të kapërcyer sfidat dhe për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme energjetike për vendin tonë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, SHBA-ja i ka vendosur sanksione të reja kompanisë ruse të karburanteve, Lukoil, ku kjo e fundit ka shumicën e aksioneve në industrinë e naftës së Serbisë (NIS). 

The post SHBA vendos sanksione ndaj kompanive ruse të naftës, Vuçiq zhvillon konsultime me ambasadorin rus në Serbi appeared first on ATV.