Shefi i ushtrisë gjermane siguron Kievin për mbështetje të mëtejshme
Shefi gjerman i Mbrojtjes, Carsten Breuer ka dhënë një mesazh të fortë mbështetjeje për Ukrainën gjatë bisedimeve në Kiev përpara përvjetorit të tretë të pushtimit të plotë të Rusisë. “Ukraina po lufton, po lufton për lirinë tonë”, tha Breuer, i cili është zyrtarisht inspektori i përgjithshëm i forcave të armatosura gjermane – në një video [...]Read More...

Shefi gjerman i Mbrojtjes, Carsten Breuer ka dhënë një mesazh të fortë mbështetjeje për Ukrainën gjatë bisedimeve në Kiev përpara përvjetorit të tretë të pushtimit të plotë të Rusisë.
“Ukraina po lufton, po lufton për lirinë tonë”, tha Breuer, i cili është zyrtarisht inspektori i përgjithshëm i forcave të armatosura gjermane – në një video të postuar sot në Telegram nga komandanti i përgjithshëm ukrainas, Oleksandr Syrskyi.
Gjeneralët shihen duke përqafuar njëri-tjetrin, ndërsa Syrskyi falënderon Gjermaninë për mbështetjen e saj ushtarake për rezistencën e vendit të tij kundër sulmit rus.
“Breuer u informua për situatën në front, forcat e armatosura dhe për nevojën e mëtejshme për armë, municione, stërvitje dhe pajisje ushtarake dhe speciale”, tha Syrskyi.