Shekerinska: Dialogu është receta për Kosovën dhe Serbinë
Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, foli edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas saj, NATO i ka kërkuar Prishtinës dhe Beogradit të angazhohen shumë më tepër në dialogun e udhëhequr nga BE-ja, derisa shtoi se dialogu është receta për trajtimin e çështjeve të vështira. “Si një aleancë shumë e fuqishme ushtarake –


Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, foli edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas saj, NATO i ka kërkuar Prishtinës dhe Beogradit të angazhohen shumë më tepër në dialogun e udhëhequr nga BE-ja, derisa shtoi se dialogu është receta për trajtimin e çështjeve të vështira.
“Si një aleancë shumë e fuqishme ushtarake – politike dhe ushtarake – ne përpiqemi të përmbahemi nga komentimi i komenteve të caktuara nga politikanët. Ne jemi atje dhe kemi mbështetur misionet e KFOR-it sepse besojmë se siguria në rajon është thelbësore. Ajo ndikon jo vetëm në vendet e rajonit, jo vetëm në qytetarët, por ndikon edhe në stabilitetin dhe sigurinë e aleancës. Dhe ne jemi atje për të garantuar sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë, por edhe lirinë e lëvizjes së tyre”.
“Dhe ne besojmë që duke u bazuar në përvojën tonë në të kaluarën, kemi arritur ta mbështesim këtë qëllim. Ne u kemi kërkuar Beogradit dhe Prishtinës të angazhohen shumë më tepër në dialogun e udhëhequr nga BE-ja. Dhe ne besojmë se kjo është receta, në vend që të diskutojmë deklaratat dhe të komentojmë deklaratat, ne besojmë se gjëja thelbësore është vërtet të angazhohemi në një dialog që do të trajtojë çështjet e vështira. Dhe ndërsa e diskutojmë këtë, duhet të sigurohemi gjithashtu që të gjitha angazhimet që u morën më parë gjatë ndërmjetësimeve dhe gjatë dialogut të respektohen dhe zbatohen”, u shpreh numri 2 i NATO-s./KK