Shembet “Torre dei Conti” në qendër të Romës, një punëtor në gjendje të rëndë

Një pjesë e Torre dei Conti, ndërtesës historike që ndodhet në zemër të Romës, është shembur sot paradite gjatë punimeve të restaurimit që po kryheshin në objekt. Sipas autoriteteve italiane, një punëtor 64-vjeçar është nxjerrë i gjallë nga rrënojat dhe është transportuar në spital në gjendje të rëndë, me traumë në kokë. Një tjetër punëtor […] The post Shembet “Torre dei Conti” në qendër të Romës, një punëtor në gjendje të rëndë appeared first on Ditar.al.

Shembet “Torre dei Conti” në qendër të Romës, një punëtor në gjendje të rëndë

Një pjesë e Torre dei Conti, ndërtesës historike që ndodhet në zemër të Romës, është shembur sot paradite gjatë punimeve të restaurimit që po kryheshin në objekt.

Sipas autoriteteve italiane, një punëtor 64-vjeçar është nxjerrë i gjallë nga rrënojat dhe është transportuar në spital në gjendje të rëndë, me traumë në kokë. Një tjetër punëtor ndodhet ende nën rrënoja, por sipas burimeve shëndetësore, ai është i vetëdijshëm.

Gjatë operacioneve të shpëtimit, një shembje e dytë ka përfshirë skuadrën e zjarrfikësve që po punonin për nxjerrjen e punëtorit të bllokuar. Fatmirësisht, asnjë zjarrfikës nuk është lënduar.

Dy punëtorë të tjerë kanë marrë lëndime të lehta Ata ndodheshin mbi skelat mbështetëse dhe janë shpëtuar nga zjarrfikësit. Zona është mbyllur për qarkullim këmbësorësh dhe automjetesh për të lehtësuar operacionet e shpëtimit.

Ndërkohë, karabinierët dhe inspektorët e punës po hetojnë shkaqet e shembjes në bashkëpunim me teknikët e ASL-së (Shërbimit Shëndetësor Lokal).

Sipas hetimeve paraprake, mund të ketë ndodhur një cedim i brendshëm i strukturës. Në momentin e ngjarjes, në kantier ndodheshin njëmbëdhjetë punëtorë.

The post Shembet “Torre dei Conti” në qendër të Romës, një punëtor në gjendje të rëndë appeared first on Ditar.al.