“Shfaqja e e shëmtuar,” Çuçi: Dhuna ndaj institucioneve nuk justifikohet
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi ka komentuar situatën e pazakontë të krijuar ditën e sotme në seancë plenare nga 45 deputetë të opoztës. Në një komunikim me gazetarët, Çuçi e ka konsideruar një shfaqje të shëmtuar atë që ndodhi sot, teksa tha se dhuna nuk justifikohet. Socialisti tha se PD ka hallet […] The post “Shfaqja e e shëmtuar,” Çuçi: Dhuna ndaj institucioneve nuk justifikohet appeared first on Newsbomb Albania.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi ka komentuar situatën e pazakontë të krijuar ditën e sotme në seancë plenare nga 45 deputetë të opoztës.
Në një komunikim me gazetarët, Çuçi e ka konsideruar një shfaqje të shëmtuar atë që ndodhi sot, teksa tha se dhuna nuk justifikohet.
Socialisti tha se PD ka hallet e veta, por ato duhet t’i zgjidhë jashtë Kuvendit.
“Sot ishte një shfaqje e shëmtuar në Kuvend. Asgjë nuk e justifikon dhunën ndaj institucionit. Ne nuk kemi rrëzuar asgjë.
Ka një vendim për një komision bipartizan dhe ta themi qartë dhe për shqiptarët. Vendimi për ngritjen e komisioneve e thotë qartë, një bashkëkryetar nga PS dhe një nga opozita.
Janë kushtet që të fillojmë për reformën. Ka kërkuar kryetari i grupit parlamentar të PD dhe nuk ka pritur vendimin tonë. Pa marrë akoma përgjigje, si mund të kërkohet”, tha ai.
The post “Shfaqja e e shëmtuar,” Çuçi: Dhuna ndaj institucioneve nuk justifikohet appeared first on Newsbomb Albania.