Rama nga Spanja: Shqipëria ka bërë më shumë se kurrë për Kosovën, por nuk mund të mbajmë ison e Prishtinës

Kryeministri Edi Rama ka thënë se Shqipëria ka bërë më shumë se kurrë për Kosovës, por vendi nuk mund të mbështesim çdo gjë që thuhet nga aktorët politikë në Prishtinë. I pyetur nga RTSH nëse Kosova ishte pjesë e diskutimeve me liderët evropianë, në samitin e Komunitetit Politik Evropian i cili po mbahet në Granada […] The post Rama nga Spanja: Shqipëria ka bërë më shumë se kurrë për Kosovën, por nuk mund të mbajmë ison e Prishtinës appeared first on Newsbomb Albania.

Rama nga Spanja: Shqipëria ka bërë më shumë se kurrë për Kosovën, por nuk mund të mbajmë ison e Prishtinës

Kryeministri Edi Rama ka thënë se Shqipëria ka bërë më shumë se kurrë për Kosovës, por vendi nuk mund të mbështesim çdo gjë që thuhet nga aktorët politikë në Prishtinë.

I pyetur nga RTSH nëse Kosova ishte pjesë e diskutimeve me liderët evropianë, në samitin e Komunitetit Politik Evropian i cili po mbahet në Granada të Spanjës,  Rama u shpreh se nuk ka patur diskutime specifike.

Ai tha se Shqipëria ka bërë më shumë se kurrë për Kosovën, por ama Shqipëria nuk është “për të mbajtur iso për çdo gjë që thuhet dhe bëhet në Prishtinë”, por është për të bërë diplomaci me ndërkombëtarët dhe të ndihmojë në njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Jo nuk kemi pasur diskutim specifik për të, natyrisht unë vazhdoj bëj timen. Vazhdoj i qëndroj bindjeve të mia sepse s’janë spontane por janë bindje që burojnë nga një vizion strategjik i roli të Shqipërisë në Rajon dhe në marrëdhëniet e Kosovës.

Shqipëria ka bërë më shumë se kurrë ndonjëherë për Kosovën. Por Shqipëria nuk është për të mbajtur iso për çdo gjë që thuhet dhe analizave që bëhen në Prishtinë, është për të qenë në funksion të Kosovës dhe të njohjes së pavarësisë së Kosovës”, u shpreh Rama.

 

The post Rama nga Spanja: Shqipëria ka bërë më shumë se kurrë për Kosovën, por nuk mund të mbajmë ison e Prishtinës appeared first on Newsbomb Albania.