“Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time” – operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, detaje nga Anisa

Prej disa ditësh, Anisa Veseli është bërë kryetemë në rrjetet sociale dhe në media, pas një deklarate tronditëse që ngriti pikëpyetje mbi operacionin e saj të premtuar gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova 3. Në një postim të fundit, këngëtarja shqetësoi ndjekësit duke pohuar indirekt përmes një videoje në TikTok, se ndërhyrja kirurgjikale, për…

“Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time” – operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, detaje nga Anisa
Prej disa ditësh, Anisa Veseli është bërë kryetemë në rrjetet sociale dhe në media, pas një deklarate tronditëse që ngriti pikëpyetje mbi operacionin e saj të premtuar gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova 3.

Në një postim të fundit, këngëtarja shqetësoi ndjekësit duke pohuar indirekt përmes një videoje në TikTok, se ndërhyrja kirurgjikale, për të cilën u bë shumë zhurmë gjatë spektaklit, nuk ishte realizuar ende. Megjithatë, ajo nuk dha shumë detaje, duke lënë të kuptohet se e vërteta do të zbulohej shumë shpejt.

Të enjten pasdite, Anisa Veseli thuhet se është parë në stacionin policor numër 4 (Jugu), duke ngritur edhe më shumë dyshime mbi situatën. Sipas burimeve të sigurta të Prive, aty ka qenë e pranishme edhe L.K. drejtuesja e kompanisë që kishte marrë përsipër të mbulonte ndërhyrjen kirurgjikale të Anisës.

Ende nuk dihen arsyet e sakta të pranisë së tyre në polici, por fakti që ky takim ndodh pas deklaratave të Anisës, ka shtuar spekulimet se mund të kemi të bëjmë me një denoncim ose një përplasje ligjore mes palëve.

Anisa ka lajmëruar ndjekësit e saj se e gjithë skema e mashtrimit do të dalë në dritë të premten në emisionin investigativ “Piranjat”.

“Këtij shfrytëzimi që kanë dashur të më bëjnë ‘në kurriz’ të dhimbjes time, do t’i vijë fundi”, ka shkruar ajo në një postim në InstaStory, duke lënë të kuptohet se e vërteta do të trondisë opinionin publik.

Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë me premtimin për operacionin dhe a ka pasur vërtet një mashtrim të qëllimshëm ndaj këngëtares? Përgjigjet pritet të vijnë shumë shpejt.