”Shihemi shpejt …”, Driloni ka një paralajmërim ndaj Xhenetës për përgjimet telefonike
Menaxheri i fituesit të Big Brother VIP Kosova 3, Drilonit, ka njoftuar se kanë angazhuar një avokat për të ndërmarrë hapa ligjorë kundër finalistes së këtij edicioni, Xheneta Fetahu. Kjo vjen pasi Xheneta publikoi disa incizime të bisedave private me Drilonin, të zhvilluara pas përfundimit të spektaklit. Në këto regjistrime, Driloni i kërkonte asaj hapur […]

Menaxheri i fituesit të Big Brother VIP Kosova 3, Drilonit, ka njoftuar se kanë angazhuar një avokat për të ndërmarrë hapa ligjorë kundër finalistes së këtij edicioni, Xheneta Fetahu.
Kjo vjen pasi Xheneta publikoi disa incizime të bisedave private me Drilonin, të zhvilluara pas përfundimit të spektaklit. Në këto regjistrime, Driloni i kërkonte asaj hapur që të takoheshin bashkë, duke nxitur polemika dhe reagime të shumta në rrjetet sociale.
Në një deklaratë të shpërndarë nga menaxheri i Drilonit, Fisniku, u bë e ditur se kanë angazhuar avokaten Bedrie Rexhepi për të ndërmarrë veprimet e duhura ligjore në mbrojtje të imazhit dhe dinjitetit të tij.
“Pas publikimit të disa videove të paautorizuara, që dëmtojnë imazhin dhe etikën e Drilonit, kemi angazhuar avokaten Bedrie Rexhepi për të ndërmarrë veprimet e duhura ligjore. Jemi duke punuar për mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetit të tij. Shihemi shpejt,” thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Fisniku dhe më pas i publikuar edhe nga vetë Driloni në InstaStory.
Nga ana tjetër, Xheneta ka deklaruar se publikimi i këtyre bisedave ishte një akt mbrojtës nga ana e saj, pasi është ndjerë e kërcënuar nga Driloni dhe menaxheri i tij.