Shkup, KSHZ u hoqi akreditimet disa vëzhguesve, agjitacion në vendvotime, ndër personat e përfshirë një kandidat për kryetar

Në komunën e Shuto Orizarës, Shkup, janë regjistruar parregullsi gjatë procesit zgjedhor sot në RMV, ku disa persona të akredituar si vëzhgues kanë zhvilluar agjitacion në shkolla dhe para vendvotimeve. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), gjatë seancës së 151-të të komisionit, ku po shqyrtoheshin ankesat e qytetarëve […]

Shkup, KSHZ u hoqi akreditimet disa vëzhguesve, agjitacion në vendvotime, ndër personat e përfshirë një kandidat për kryetar
Komisioni shtetëror i zgjedhjeve. Foto nga Xhenis Sulimani

Në komunën e Shuto Orizarës, Shkup, janë regjistruar parregullsi gjatë procesit zgjedhor sot në RMV, ku disa persona të akredituar si vëzhgues kanë zhvilluar agjitacion në shkolla dhe para vendvotimeve. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), gjatë seancës së 151-të të komisionit, ku po shqyrtoheshin ankesat e qytetarëve nga procesi zgjedhor, raporton Portalb.mk. 

Sipas kryetarit të KSHZ-së, Boris Kondarko, ndër personat e përfshirë janë një kandidat për kryetar komune që nuk arriti të kalojë në raundin e dytë, anëtarë të familjes së tij dhe kandidatë për këshilltarë. 

“Këtyre personave u ishin lëshuar akreditime për vëzhgim, por ata e kanë tejkaluar rolin e tyre duke bërë agjitacion, në kundërshtim me kodin e sjelljes që kërkon paanshmëri nga vëzhguesit,” tha Kondarko. 

Ai shtoi se KSHZ ka njoftuar edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme për rastin, ndërsa personave të përfshirë u janë hequr akreditimet dhe nuk do të lejohen të jenë të pranishëm më në vendvotime. 

Sot zhvillohet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, ndërsa dje votuan personat e sëmurë dhe të paaftë si dhe për të burgosurit. Votimi për këto kategori ka kaluar pa asnjë incident.