Në Shkup sonte spërkatja e 13-të kundër mushkonjave, ndërsa Infektivi mbushet me pacientë me ethe të Nilit Perëndimor

Qyteti i Shkupit vazhdon me zbatimin sistematik dhe të vazhdueshëm të masave për luftimin e mushkonjave dhe mbrojtjen e shëndetit publik.
Sonte në territorin e Qytetit të Shkupit do të realizohet dezinfektimi i 13-të kundër mushkonjave për këtë sezon, me trajtim në terren kundër formave të rritura të mushkonjave.
Aktivitetet do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim. Sipas urdhrave të lëshuara, më 20 gusht do të realizohet dezinfektim në terren kundër formave të rritura të mushkonjave, më 21 gusht, në orët e hershme të mëngjesit, do të kryhet dezinfektim ajror, ndërsa nga 23 deri më 26 gusht do të realizohet dezinfektim në terren kundër mushkonjave të rritura.
Të gjitha aktivitetet zhvillohen në përputhje me Programin Vjetor, detyrimet ligjore dhe Elaboratin e përgatitur nga Qendra e Shëndetit Publik – Shkup, të miratuar nga autoritetet kompetente shëndetësore.
Gjatë sezonit deri tani janë realizuar disa trajtime për eliminimin e larvave dhe formave të rritura të mushkonjave.
Dezinfektimi kundër larvave:
7 maj – dezinfektim ajror
11 qershor – dezinfektim ajror
26 qershor – dezinfektim në terren
10 korrik – dezinfektim ajror
23 korrik – dezinfektim në terren
11 gusht – dezinfektim në terren
Dezinfektimi kundër formave të rritura të mushkonjave:
1 dhe 2 qershor – dezinfektim ajror
18 dhe 20 qershor – dezinfektim në terren
27 dhe 28 qershor – dezinfektim ajror
13 dhe 15 korrik – dezinfektim në terren
30 dhe 31 korrik – dezinfektim ajror
4 dhe 6 gusht – dezinfektim në terren
Deri në fund të sezonit janë planifikuar më shumë se 20 dezinfektime kundër mushkonjave, me qëllim zbatimin e vazhdueshëm të masave sipas dinamikës së përcaktuar paraprakisht.
Qyteti i Shkupit thekson se vazhdon të punojë në mënyrë sistematike për uljen e numrit të mushkonjave dhe mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve.
Megjithatë, pavarësisht dezinfektimeve, këtë vit në Shkup janë konfirmuar 35 raste të etheve të Nilit Perëndimor. Gjashtë pacientë janë në gjendje kritike, ndërsa tre persona kanë humbur jetën. Është konstatuar se infektimi ka ndodhur në territorin e Maqedonisë së Veriut, pasi pacientët nuk kishin udhëtuar jashtë vendit.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



