“Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë”

“Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë”

Deputeti i LVV-së, Alban Bajrami tha se do të synojnë që shumë shpejt ta bëjne gati për miratim në Kuvend ligjin e ri për automjete.

Bajrami tha se “shumë shpejt do të fillojë të punohet në këtë ligj”.

“Ka qenë premtim zgjedhor që e kemi bërë për kohën e importit dhe për çështje të tjera, teknikalitete të tjera të ligjit për automjete”, tha ai në Tëvë1.

“Besoj që do të jetë një ndër ligjet e para të reja që do t’i vijnë Kuvendit”, tha Bajrami.

Ai tha se kufizimi me 10 vjet i importimit të veturave ka qenë “i pakiptimtë”.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.