“Shpejt do e qepni gojën”, Edi Rama flet për tradhtarët që e akuzojnë me Thaçin
Kryeministri Edi Rama vazhdon fjalimin e tij të gjatë në Kuvend, për situatën në Kosovë, në ditën kur deputetët pritet të votojnë Rezolutën për dënimin e sulmit terrorist serb në Banjskë. Në këtë pjesë të fjalimit, Rama foli për tradhtarët, në Prishtinë e Tiranë. “Për mua, nuk ka nder më të madh në raport me […] The post “Shpejt do e qepni gojën”, Edi Rama flet për tradhtarët që e akuzojnë me Thaçin appeared first on Newsbomb Albania.

Kryeministri Edi Rama vazhdon fjalimin e tij të gjatë në Kuvend, për situatën në Kosovë, në ditën kur deputetët pritet të votojnë Rezolutën për dënimin e sulmit terrorist serb në Banjskë. Në këtë pjesë të fjalimit, Rama foli për tradhtarët, në Prishtinë e Tiranë.
“Për mua, nuk ka nder më të madh në raport me Kosovën, që të jem i bashkë-akuzuar me Hashim Thaçin, si tradhtar. Dhe nuk ka provë më të madhe se kjo aktakuzë e përbashkët me Hashimin, për dritëshkurtësinë e përpiluesve të saj. Ata kujtojnë se lufta diplomatike me Serbinë fitohet duke zhgarravitur flamurin e fitores së lavdishme të UÇK, e cila do jetë krenari shekujsh për shqiptarët, kur zhgarravitësit e sotëm të saj do jenë harruar pa nam e nishan”, u shpreh ai.
Kryeministri shqiptar tha në një moment se nëse presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, nuk do të kishte ndërruar jetë me shumë gjasa edhe atë do e kishin kryqëzuar si tradhëtar.
Lexo edhe: Rama i zhgënjyer me Kurtin: Asociacioni, litar në këmbët e Kosovës! Ç’më tha Clinton
“Them me vete, shyqyr që iku Ibrahim Rugova nga kjo botë, pa parë dhe ai ndonjë video propagandistike për tradhtinë e tij dhe pa u kryqëzuar dhe ia me ato gozhdat e helmit si axha e Vuçiqit. Nuk është rastësi, por vazhdimësia e një vije të vjetër uji të helmuar me nacionalizëm bajraktar.
Janë po ata që mua më shpallën tradhtar të kombit kur u nisa për në Beograd, si kryeministri i parë shqiptar në kohët moderne, për të shqipëruar publikisht mu në pallatin e Serbisë dhe në krah të presidentit: se Kosova është shtet i pavarur. Dhe për të bërë thirrje shqip që Serbia të çlirohet nga hija e saj dhe të njohë Kosovën”, vijoi Edi Rama.
Në fund, kryeministri shqiptar u siguruar të jepte një mesazh të qartë për të gjithë ata që e cilësojnë si tradhtar: Do e qepin prapë, kur koha të më japë prapë të drejtë për rrugën drejt objektivit!
Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama në Kuvend:
Për mua, nuk ka nder më të madh në raport me Kosovën, që të jem i bashkë-akuzuar me Hashim Thaçin, si tradhtar. Dhe nuk ka provë më të madhe se kjo aktakuzë e përbashkët me Hashimin, për dritëshkurtësinë e përpiluesve të saj. Ata kujtojnë se lufta diplomatike me Serbinë fitohet duke zhgarravitur flamurin e fitores së lavdishme të UÇK, e cila do jetë krenari shekujsh për shqiptarët, kur zhgarravitësit e sotëm të saj do jenë harruar pa nam e nishan.
Ata kujtojnë se lufta fitohet duke u izoluar nga aleatët e mëdhenj të Kosovës, pa të cilët UÇK nuk do ta kishte fituar dot kurrë luftën, e Kosova nuk do ishte njohur nga gjysma e botës. Po shyqyr, as kemi nevojë të marrim leje e as do të marrim leje nga askush për të mbështetur kauzën e shtet-njohjes së Kosovës.
Them me vete, shyqyr që iku Ibrahim Rugova nga kjo botë, pa parë dhe ai ndonjë video propagandistike për tradhtinë e tij dhe pa u kryqëzuar dhe ia me ato gozhdat e helmit si axha e Vuçiqit. Nuk është rastësi, por vazhdimësia e një vije të vjetër uji të helmuar me nacionalizëm bajraktar.
Janë po ata që mua më shpallën tradhtar të kombit kur u nisa për në Beograd, si kryeministri i parë shqiptar në kohët moderne, për të shqipëruar publikisht mu në pallatin e Serbisë dhe në krah të presidentit: se Kosova është shtet i pavarur. Dhe për të bërë thirrje shqip që Serbia të çlirohet nga hija e saj dhe të njohë Kosovën.
E qepën gojën pastaj, siç e kanë qepur përkohësisht herë pas herë, kur koha më ka dhënë të drejtë. Do e qepin prapë, kur koha të më japë prapë të drejtë për rrugën drejt objektivit. Dhe nuk do më jap të drejtë se janë më i mençur apo më i zoti, por e kundërta, koha do më jap të drejtë se s’jam aq i mençur dhe aq i zoti të gjënjej popullin që më ka besuar në këtë detyrë, dhe pastaj çdo shqiptar kudo që jeton jashtë kufijve të këtij shteti, duke mbyllur veshët kur flasin aleatët tanë të mëdhenj.
Lexo edhe: Rama mesazh Kosovës: KFOR u ka shpëtuar kokën! Bëni paqe me Serbinë, jo vëllanë
The post “Shpejt do e qepni gojën”, Edi Rama flet për tradhtarët që e akuzojnë me Thaçin appeared first on Newsbomb Albania.