Video/ Momenti kur Hamasi liron dy pengjet amerikane, nënë e bijë i dorëzohen Kryqit të Kuq
Dy pengje amerikano-izraelite, Yehudit Tai dhe Natali Shoshana Raanan, të cilat mbaheshin nga Hamasi që nga e shtuna e 7 tetorit, iu dorëzuan Kryqit të Kuq. Zyra e kryeministrit izraelit njoftoi se ato mbërritën në Izrael të premten vonë. Një video e shpërndarë nga Brigadat al-Qassam, krahu ushtarak i Hamasit, tregoi lirimin e dy pengjeve. Ato u liruan […] The post Video/ Momenti kur Hamasi liron dy pengjet amerikane, nënë e bijë i dorëzohen Kryqit të Kuq appeared first on Ditar.al.

Dy pengje amerikano-izraelite, Yehudit Tai dhe Natali Shoshana Raanan, të cilat mbaheshin nga Hamasi që nga e shtuna e 7 tetorit, iu dorëzuan Kryqit të Kuq. Zyra e kryeministrit izraelit njoftoi se ato mbërritën në Izrael të premten vonë.
Një video e shpërndarë nga Brigadat al-Qassam, krahu ushtarak i Hamasit, tregoi lirimin e dy pengjeve.
Ato u liruan për “arsye humanitare”, tha një burim brenda negociatave për mediat izraelite. Nënë e bijë u pritën në kufi nga Koordinatori për Robërit dhe të Zhdukurit, Gal Hirsch së bashku me Forcat e Mbrojtjes së Izarelit. Më pas ata morën rrugën për në një pikë takimi në një bazë ushtarake në Izraelin qendror, ku i prisnin familjarët e tyre.
“Në përgjigje ndaj përpjekjeve të Katarit, Brigadat Al-Qassam liruan dy shtetas amerikanë (një nënë dhe vajzën e saj) për arsye humanitare dhe për t’i provuar popullit amerikan dhe botës se pretendimet e bëra nga Biden dhe administrata e tij fashiste janë të rreme dhe të pabaza ” – shkroi Hamasi. Një burim izraelit i tha KAN News se lirimi i robërve synon t’i bëjë presion Izraelit që të vonojë hyrjen tokësore në Gaza.
Hamasi dhe Xhihadi Islamik kanë më shumë se 200 robër të tjerë.
The post Video/ Momenti kur Hamasi liron dy pengjet amerikane, nënë e bijë i dorëzohen Kryqit të Kuq appeared first on Ditar.al.