Salianji: I kërkuam të bëjnë përgjegjës Serbinë, PS refuzoi
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka komentuar fjalën e mbajtur të kryeministrit Edi Rama gjatë seancës së sotme plenare. Gjate fjalës së tij Salianji ngriti pyetjen se pse kryeministri Rama gjatë gjithë fjalimit të tij nuk foli lidhur me masat që duhen marrë ndaj Serbisë, por foli vetëm për KFOR-in dhe kryeministrin e Kosovës […] The post Salianji: I kërkuam të bëjnë përgjegjës Serbinë, PS refuzoi appeared first on Newsbomb Albania.

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka komentuar fjalën e mbajtur të kryeministrit Edi Rama gjatë seancës së sotme plenare.
Gjate fjalës së tij Salianji ngriti pyetjen se pse kryeministri Rama gjatë gjithë fjalimit të tij nuk foli lidhur me masat që duhen marrë ndaj Serbisë, por foli vetëm për KFOR-in dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Deputeti demokrat theksoi se Partia Demokratike i kërkoi qeverisë që në rezolutë të vedosnin dy pika: Të bëhej përgjegjëse Serbia dhe të ketë një hetim ndërkombëtar. Mirëpo, kjo kërkesë e tyre u refuzua nga kolegët socialistë.
“Ju e keni marrë peng Kuvendin dhe doni që edhe këtu unë nuk jam te ata që mendoj se Rama është një debatues i dobët, por është mësuar dhe i është bërë ves ta ketë te trokuar debatin ta ketë të shtruar gjithçka dhe e patë që sesi në 1 or e gjysëm kryeministir nuk foli për Kosovën, kryeministri mbrojti veten për qëndrimet e tij ndaj Kosovës.
Rama nuk foli për Vuçicin dhe Serbinë por foli për armiqësinë me Kurtin dhe Ksoovën, e patë se si në fund thotë një të pavërtetë Edi Rama u detyrua që të pranojë kërkesën tonë për të pranuar rezolutën ashtu si dhe e paraqitëm. Fjalimi i sotëm ishte kundër kësaj resolute që ju do votoni. Dy pika nuk binte dakort PS që iu imponua grupi i PD. PS nuk pranotne të votohej rezoluta sepse në të bëhej përgjegjëse Serbia dhe e dyta PS nuk pranonte rezolutën sepse nuk pranon hetimin ndërkombëtar. Këto ishin dy pika që iu imponuan PS. Unë nuk besoj që ata e thënka Kurti paska frikë e thotë me më shumë forcë një përtej kufirit që bën sikur ka ndonjë marrëveshje.
Dy elementë nga fjala e Ramës . Qartësisht Rama tha se duhet që KFOR të ketë nën mbikqyrje veriun e Kosovës. Besoj se e dini që me marrëveshjen e Kosovës KFOR gjithmonë e ka pasur nën kontroll veriun dhe e detyra kryeministër KFOR nuk ka kërkuar asnjëherë që të marrë nën kontroll qytetet pasi është policia e Kosovës që ka kontrollin dhe aty nuk gjen më banda. Së treti kryeministër veriu nuk është no man’s land ka qenë në të kaluarën dhe sot Kosova ka kontroll të plotë. Pse Rama gjatë gjithë kohës meret me veriun, Kurtin dhe nuk merret me Vuçiçin? 11 orë e gjysëm kishte kohë. Pse Rama nuk merret me Vuçicin por merret me Albin Kurtin dhe qeverinë e Kosovës? Çfarë mase ka marë Rama ndaj Serbisë, se ndaj Kosovës e kemi parë anulon takime, flet gjatë jgithë kohës për Kurtin”, tha Salianji.
The post Salianji: I kërkuam të bëjnë përgjegjës Serbinë, PS refuzoi appeared first on Newsbomb Albania.