Shqipëri: Mbi 200 mijë të regjistruar për të votuar nga diaspora në zgjedhjet e 11 majit
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri do të mbahen më 11 maj, teksa 200.117 votues nga diaspora janë regjistruar deri më tani. Të gjithë shtetasit e Shqipërisë që jetojnë jashtë kanë kohë të regjistrohen deri më 4 mars për të votuar. Deri më tani kërkesa më e lartë për regjistrim është nga Italia, Gjermania, Greqia dhe Amerika […] The post Shqipëri: Mbi 200 mijë të regjistruar për të votuar nga diaspora në zgjedhjet e 11 majit appeared first on Albinfo.

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri do të mbahen më 11 maj, teksa 200.117 votues nga diaspora janë regjistruar deri më tani.
Të gjithë shtetasit e Shqipërisë që jetojnë jashtë kanë kohë të regjistrohen deri më 4 mars për të votuar.
Deri më tani kërkesa më e lartë për regjistrim është nga Italia, Gjermania, Greqia dhe Amerika ndërsa sipas të dhënave, 247,636 persona kanë bërë kërkesë për regjistrim, kurse 41,138 u është refuzuar kërkesa, transmeton albinfo.ch.
Për votuesit nga jashtë të cilëve mund t’u refuzohet kërkesa për t’u regjistruar pasi nuk kanë plotësuar kriteret, Kryekomisionieri Ilirjan Celibashi ka theksuar më parë se nuk do ketë penalizime. Ata do mund të ripalikojnë sa herë të duan deri në datën e afatit të fundit.
Kuvendi i Shqipërisë miratoi pa opozitën ndryshimet në Aktin Normativ, ku emigrantët me dokumente të skaduara mund të votojnë për zgjedhjet e 11 majit. Sipas vendimit, vlefshmëria e dokumenteve të skaduara të emigrantëve është deri më 31 maj 2025.
The post Shqipëri: Mbi 200 mijë të regjistruar për të votuar nga diaspora në zgjedhjet e 11 majit appeared first on Albinfo.