“Shqipëria vend i sigurt”, ende asnjë reagim nga ministrja Albana Koçiu për atentatin e djeshëm
“Shqipëria është një vend i sigurt”! Këto ishin fjalët e ministres së Brendshme, Albana Koçiu, në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes. Por nuk kaluan më shumë se 3 orë dhe pranë aeroportit të Rinasit ndodhi një ngjarje e rëndë, një atentat mafioz ku u qëllua me breshëri plumbash ndaj një makine, e […] The post “Shqipëria vend i sigurt”, ende asnjë reagim nga ministrja Albana Koçiu për atentatin e djeshëm appeared first on Ditar.al.
“Shqipëria është një vend i sigurt”! Këto ishin fjalët e ministres së Brendshme, Albana Koçiu, në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes.
Por nuk kaluan më shumë se 3 orë dhe pranë aeroportit të Rinasit ndodhi një ngjarje e rëndë, një atentat mafioz ku u qëllua me breshëri plumbash ndaj një makine, e për pasojë ndërroi jetë në vend Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë Muçi Shaljani, oficer i AMP-së.
Një atentat, që “hodhi në erë” çdo fjalë të ministres, pasi ndodhi vetëm 50 metra larg Komisariatit të Policisë, por autorët arritën të arratiseshin dhe të digjnin makinën, ashtu siç ka ndodhur në çdo rast.
Ndërkohë, për këtë ngjarje të rëndë ende nuk ka asnjë reagim nga ministrja Koçiu, teksa ironikisht, postimi i fundit i saj në rrjetet sociale është pikërisht video ku thotë se Shqipëria është vend i sigurt.
Sa i sigurt është një vend ku qëllohet me breshëri nga 3 persona në një hapësirë ku lëvizin qindra qytetarë çdo minutë?
Fatmirësisht, ditën e djeshme nuk pati asnjë të lënduar tjetër nga plumbat, që u shpërndanë edhe në një hotel aty pranë duke thyer xhamat, por të shumta janë rastet që kemi patur viktima të pafajshme.
E si në çdo rast, edhe dje, policia shkoi të mbledhë provat në makinën e djegur, siç bën gjithmonë. Në fund, do të vijë një njoftim për autorë që janë kapur nga kamerat e sigurisë, por janë larguar në drejtim të paditur.
Një refren i frikshëm i përsëritur pas çdo atentati, që shton frikën te qytetarët, por shton edhe besimin e bandave kriminale se nuk do të kapen pas çdo vrasje që kryejnë.
The post “Shqipëria vend i sigurt”, ende asnjë reagim nga ministrja Albana Koçiu për atentatin e djeshëm appeared first on Ditar.al.
