Shqiptarët e Kosovës zgjedhin të festojnë 28 Nëntorin në Shqipëri, shtohet fluksi në pikën kufitare të Morinës
Të ardhur me mjete private, por edhe të organizuar në grupe të mëdha, shumica prej tyre kanë kaluar nëpër Pikën Kufitare të Morinit, e cila sot ka shënuar fluks të lartë udhëtarësh. Qyteti më i preferuar për të festuar mbetet Vlora, por udhëtarët thonë se do të vizitojnë edhe qytete të tjera bregdetare e historike.


Të ardhur me mjete private, por edhe të organizuar në grupe të mëdha, shumica prej tyre kanë kaluar nëpër Pikën Kufitare të Morinit, e cila sot ka shënuar fluks të lartë udhëtarësh.
Qyteti më i preferuar për të festuar mbetet Vlora, por udhëtarët thonë se do të vizitojnë edhe qytete të tjera bregdetare e historike.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në pikën kufitare të Morinit janë futur 64 autobusë, ndërsa në total kanë hyrë 17,789 shtetas dhe 4,651 automjete. Autoritetet kufitare thonë se fluksi është i pritshëm për shkak të festave dhe se menaxhimi po kryhet pa vonesa.
Për të përballuar numrin e madh të hyrjeve dhe daljeve, në Morinë janë vënë në funksion 10 sportele, si në hyrje ashtu edhe në dalje, duke bërë të zbatueshme marrëveshjen e lëvizjes së lirë mes dy vendeve.

