Shqiptarët në Shkup festojnë 28 Nëntorin, paradë me kuaj dhe makina
Edhe pse në Maqedoninë e Veriut nuk është festë zyrtare, shqiptarët atje e kanë festuar 28 Nëntorin dhe kanë gjallëruar Shkupin. Të shumtë ishin fëmijët që uruan festat dhe dërguan mesazhe për të gjithë shqiptarët në mbarë botën. Fëmijët shqiptarë në Shkup kanë festuar 28 Nëntorin të veshur me ngjyra kombëtare, duke interpretuar valle dhe këngë


Edhe pse në Maqedoninë e Veriut nuk është festë zyrtare, shqiptarët atje e kanë festuar 28 Nëntorin dhe kanë gjallëruar Shkupin. Të shumtë ishin fëmijët që uruan festat dhe dërguan mesazhe për të gjithë shqiptarët në mbarë botën.
Fëmijët shqiptarë në Shkup kanë festuar 28 Nëntorin të veshur me ngjyra kombëtare, duke interpretuar valle dhe këngë patriotike. Rrugët e qytetit u mbushën me ngjyrat kuqezi, me flamuj kombëtarë dhe me të rinj që shprehnin krenarinë dhe dashurinë për kombin.
Atmosfera festive u përcoll edhe nga mediat, ku fëmijët dhe të rinjtë dërguan urimet e tyre për të gjithë shqiptarët kudo në botë me rastin e Ditës së Flamurit. Ndërkohë, në Shkup, një grup motorristësh të ardhur nga Austria dhuruan një spektakël për qytetarët, ku nuk munguan as paradat me kuaj./EuronewsAlbania

