Shtetasi i huaj ndërron jetë në “Aeroportin Adem Jashari”

Një shtetas zviceran ka ndërruar jetë në “Aeroportin Adem Jashari” teksa po priste udhëtimin e tij për në Zvicër. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, shtetasit të huaj i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, por pavarësisht ndihmës mjekësore ai ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. “Aeroporti […] The post Shtetasi i huaj ndërron jetë në “Aeroportin Adem Jashari” appeared first on ATV.

Shtetasi i huaj ndërron jetë në “Aeroportin Adem Jashari”

Një shtetas zviceran ka ndërruar jetë në “Aeroportin Adem Jashari” teksa po priste udhëtimin e tij për në Zvicër.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, shtetasit të huaj i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, por pavarësisht ndihmës mjekësore ai ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Aeroporti Adem Jashari, Lipjan 22.10.2025 – 21:00. Është raportuar se një mashkull shtetas zviceran, i cili ka qenë duke pritur për të udhëtuar për në Zvicër, i është keqësuar gjendja shëndetësore i është ofruar ndihma mjekësore, por pastaj ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

The post Shtetasi i huaj ndërron jetë në “Aeroportin Adem Jashari” appeared first on ATV.