Shtrihet në spital ish-ylli i Realit
Një ish-futbollist i Real Madridit është shtruar në spital. Bëhët fjalë për mesfushori holandez, Royston Drenthe i cili pësoi një sulm në tru gjatë javës së shkuar. 38-vjeçari u shtrua në spital të premten dhe po merr ‘kujdes të mirë’. Lajmi u nda nga FC de Rebellen, një agjenci që përfaqëson ish-futbollistët. Deklarata e tyre […]


Një ish-futbollist i Real Madridit është shtruar në spital.
Bëhët fjalë për mesfushori holandez, Royston Drenthe i cili pësoi një sulm në tru gjatë javës së shkuar.
38-vjeçari u shtrua në spital të premten dhe po merr ‘kujdes të mirë’.
Lajmi u nda nga FC de Rebellen, një agjenci që përfaqëson ish-futbollistët.
Deklarata e tyre thotë: “Të premten e kaluar, Royston Drenthe pësoi një goditje në tru. Drenthe aktualisht po merr kujdes të mirë dhe është në duar të sigurta. Ekipi dhe të përfshirët shpresojnë për një shërim të shpejtë.”
Drenthe, kishte luajtur për shumë skuadra në karrierën e tij si Feyenoordi, Real Madridi dhe Evertoni.
Karrierën e kishte përfunduar këtë vit te skuadra e Hessle Sport.