Shtyhet seanca ndaj tre të akuzuarve në rastin “Banjska”

Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj tre të akuzuarve në rastin “Banjska”, ku Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq ishte paraparë të dilnin sot para trupit gjykues me fillim nga ora 09:30. Gjykata Themelore në Prishtinë njofton se arsyeja e shtyrjes është se Gjykata e Shkupit nuk mund të sigurojë lidhjen me video-konferencë për dëgjimin […] The post Shtyhet seanca ndaj tre të akuzuarve në rastin “Banjska” appeared first on ATV.

Shtyhet seanca ndaj tre të akuzuarve në rastin “Banjska”

Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj tre të akuzuarve në rastin “Banjska”, ku Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq ishte paraparë të dilnin sot para trupit gjykues me fillim nga ora 09:30.

Gjykata Themelore në Prishtinë njofton se arsyeja e shtyrjes është se Gjykata e Shkupit nuk mund të sigurojë lidhjen me video-konferencë për dëgjimin e dëshmitarit të paraparë, për shkak se pajisjet nuk janë funksionale.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet:

“Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti Special njofton se është anuluar seanca e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale ndaj të akuzuarve B.S, D.M. dhe V.T., pasi përmes emailit zyrtar nga Ministria e Drejtësisë së Republikës së Kosovës është njoftuar se autoritetet e Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht Gjykata e Shkupit, ka njoftuar se nuk kanë mundësi që të bëjnë lidhjen me video-konferencë për datën 27 tetor 2025, pasi pajisjet nuk janë funksionale për dëgjimin e dëshmitarit të paraparë”.

The post Shtyhet seanca ndaj tre të akuzuarve në rastin “Banjska” appeared first on ATV.